• |
ide | kryesore

Pas tërmetit, vjen radha e stuhisë. Moti i keq përfshinë gjithë vendin

Lajme, Të fundit



Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje telefonike për “News24” se pasditja e sotme dhe mbrëmja, deri mëngjesin e të martës, do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Sinoptikania Porja deklaroi se reshjet më të dendura të shiut do të jenë në veriperëndim dhe zonat qendrore, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Gjithashtu, Porja theksoi se do të ketë edhe stuhi afatshkurtër të erës, që do të godasin kryesisht zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, duke krijuar trazira në det.lajda-porja-770×436

“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar.

Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore. Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.



2 Comments

  1. Kujdes ju te lapsit me keto lajme !Mos hapni panik se kryemuti merzitet e dergon policet e buze kuqit tu arrestojne!

  2. Mos mi goce se te rrasen prangat. Aty beje si puna asaj barcaletes, “dy te pire po ziheshin per pocin e lagjes, njeri thoshte eshte diell e tjetri hena. Kalon nje banor dhe e pyesin se ishte diell apo hene, ai duke e pare qe ishin xurxull i thote nuk jam nga kjo lagja ketu” Keshtu dhe puna ne Albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *