• |
ide | kryesore

“Person me psikoza”/ Kush është sizmiologu grek që lajmëroi për tërmete apokaliptike

Arkiva, Kryesore



Akis Tselentis është kthyer pa pikën e dyshimit në figurën më ndjellakeqe në Greqi, ku shquhet si “parashikues” i rënies së tërmeteve apokaliptike. Tselentis është sizmiologu grek emri i të cilit u lakua së fundmi në Shqipëri, fillmisht pas në një deklarate të presidentit të Republikës, Ilir Meta, që i referohej paralajmërimit të tij për një tërmet të fuqishëm në vend, në një raport drejtuar institucioneve shqiptare adekuate për menaxhimin e situatave të kësaj natyre.

Pas publikimit të bujshëm të këtij informacioni, që më së shumti u përqesh me qësendi nga eksponentë të mazhorancës në vazhdën e luftës Presidencë-Qeveri, profesori i Sizmologjisë në universitetin e Athinës, i kontaktuar nga mediat shqiptare, u ngut të përgënjeshtronte pretendimin e Metës. Ndërsa, ditët e fundit, kur si për profeci apo thjesht si rastësi fatlume, paralajmërimi i tij u konkretizua disi me rënien e disa tërmeteve të fuqishme me epiqendër në Durrës, Tselentis, njeriu që u kalli datën shqiptarëve, konfirmoi vërtetësinë e deklaratës së kreut të shtetit shqiptar, duke u shfajësuar për mohimin e mëparshëm, me arsyetimin se “të dhënat nuk duhet të bëheshin publike pasi mund të shkaktonin panik te qytetarët”.

Mirëpo, për të bërë një induksion, kush është në të vërtetë Tselentis, drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Observatorin Kombëtar të Athinës, si edhe drejtor i Qendrës Kombëtare të Cunamit, që në daljet e tij për mediat, heshton helenët që qendrojnë gjithë sy e veshë para ekranit të televizorit për të mësuar “parashikimin” e radhës.

Në 7 shtator të vitit 1999 Athina u trondit nga një tërmet 5.9 rihter, me 143 viktima dhe 1600 të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Atëherë, pedagogu i etur për famë, nuk reshtte së paralajmëruari për një tjetër tërmet më të fuqishëm, parashikim që doli bllof dhe shënoi një rënie të pakthim të besueshmërisë së tij. Më tej, në shkurt të vitit 2008, kur grupi i BAN bënte thirrje për lëkundje sizmike në Methoni, Tselentis hodhi poshtë alarmin, që në të vërtetë nuk rezultoi fals. Në fund të muajit shkurt, në Methoni kishte tërmet të fuqishëm 6,7 rihter, pa viktima.

Për çdo tërmet, që në Greqi janë të shumta, si vendi i parë sizmik në Europë, i gjashti në botë, populli pret “parashikimin” tradicional të radhës nga Akis Tselentis, videot në yuotube të të cilit marrin miliona klikime. Në vitin 2008, një paralajmërim për tërmet të madh në Achaia, detyroi kryetarin e Bashkisë së zonës të ngrejë padi kundër Tselentis për të qetësuar banorët e zonës. Tërmeti i parashikuar nuk ndodhi kurrë.

Në tetor të vitit 2016, pas tërmetit 6.5 rihter në Itali, Tselentis paralajmëronte se Greqia duhet të jetë në gatishmëri të plotë, pasi një episod i ngjashëm do të ndodhte edhe aty. “Këmbanat bien për tërmet të fuqishëm në Greqi. Ja dy zonat ku ka energji të mbledhur”, bënë bujë dhe ngjallën sërish panik deklaratat e sizmiologut.

Pa asnjë surprizë për të dhënat e vendit dhe të pllakës tektonike, në 13 qershor 2017, ishujt Lesbos dhe Chios shkunden mirë nga 6.1 rihter. Akis Tselentis nuk kishte arritur parashikimin e kësaj zone kaq të njohur për të tilla rihter, kështu që vendos të shfaqet në edicione lajmesh duke paralajmëruar se nuk ishte tërmeti kryesor dhe se lëkundje më e fuqishme sizmike pritet në vijim, njerëzit të jenë të vëmendshëm. Procesi passizmik u krye normalisht, pa asnjë tronditje të mëtejshme.

Këtë vit, në muajin mars, pas tërmetit 5.3 rihter në Fokida, në qytetin Galaxidi, Tselentis u shpreh në media se nëse nuk ka lëkundje passizmike 4.5 rihter, atëherë kini mendjen se po presim tërmet shumë më të fuqishëm brenda pak orëve ose ditëve. “Tërmeti më i fuqishëm” nuk ndodhi kurrë!

Ndërsa, këto ditë, pas bujës së madhe që shkaktuan deklaratat e tij, kryesisht në Shqipëri, detyroi të rishfaqet në media e të përgënjeshtrojë vetveten duke thënë se “30 herë më i fuqishëm në shkallën rihter do të thotë diku tek 6 rihter, asnjëherë nuk paralajmërova tërmet apokaliptik”.

Megjithë karrierën akademike, si dhe sistemin novator për parashikimin e tërmeteve “Arsis” që nën kujdesin e tij vazhdojnë eksperimentimet në universitetin e Kretës, Akis Tselentis konsiderohet paralelisht dhe si një “fyerje e komunitetit akademik të Greqisë” dhe si “person me psikoza”, për shkak të manisë të shfaqet në kamera, për të parashikuar katastrofën, ku në shumicën e rasteve, del bllof.

 

 



13 Comments

  1. Ky gjithesesi nuk ja kalon dot Kopilit nga Terpani EriBibilushit qe ne 21 janar 2011 i lyente kokat me boje te kuqe mercenareve te TomDoshit qe te dukej si gjak dhe me pas mbushi gjithe mediat e huaja dhe ambasadat me genjeshtren monstruoze per gjoja rrembimin dhe nxjerrjen e femijes nga barku te Griseldes, bashkejetueses se Roshit si e si per te nxire imazhin e Shqiperise dhe ska kerkuar asnjehere ndjese ky monster pederast, qe edhe per Teatrin Kombetar tha qe perben rrezik shembje!

  2. epo sipas konluzionit te lapsit, paskan pas te drejt njerezit kur tallen karin me Like floririn (po ja qe i doli). keshtu qe like floriri, pervec, shtangist, peshkatar, alpinist, hajdut me zile, horr, avni rustem, mit sokol, animalist e tifoz, tani eshte me plot gojen edhe orakull, ose nostradamus.

    1. ..”epo sipas konluzionit te lapsit, paskan pas te drejt njerezit kur tallen karin me Like floririn ”

      o SHOKU është e kundërta, ata tallen me ne dhe kampion është lapangjoz edvini

  3. Cfare uji i ke dhene gomarit? Uje te ngrohte,-o bo bo ma paske djegur gomarin.Diten tjeter -i kam dhene uje te ftohte-o bo bo ma paske ftohur gomarin.Sizmologu eshte nje specialist,dhe sikunder ne cdo profesion,arritjet,jane here pozitive,por ka edhe negative.Per keto diferenca nuk i vihet faji specialistit,Per termetet,ju duhet te falenderoni per cdo paralajmerim qe behet.Merrni masa,mos u torolosni le llogje kavaje,qe t’i dilni para cdorreziku te mundshem.Nese parashikimi nuk vertetohet,fati i mire per te gjithe,Me mire te jesh i pergatitur,se sa i befasuar.Popullit i eshte thene disa here,qe ne i kemi hapur negociatat me BE,kur nderkohe,asnje rezultat pozitiv,nuk pritet as mbas disa hereve,por populli,nuk ka bere kaq gjurulldi,qe qenka genjyer nga qeveria e vet,per hapjen e negociatave!Ndersa per nje parashikim te Grekut,qe ne fakt doli real,por shyqyr,qe nuk qelloi Apolakiptik,juve na qenkeni futur internetit,per t’i bere biografine e per fa gjykuar me nenin 55 per parashikim jo 100% te sakte? Te gjithe qenkeni pa pune dhe kerkoni te luani deren.Luajeni,luajeni,se keni kryeministrin e mire……

  4. Tani po na e nxjerrin me te meta mendore sizmologun Grek per te injoruar -Like Floririn-ku me thenjen e ketij u bazua -Likja-per letren qe u dergoi Drogaxhinjve dhe Baxhellave te qeverise qe nuk lane kanal televizioni ne konferenca shtypi duke u tallur me letren e tij.Tani nuk kane aspak turp ,hiqen si gjynaqre duke llomotitur kemi marre masa ketu ,kemi marre masa atje .Keta nuk ju kane bere shtepite fshatareve te Kolonjes akoma qe po ben me shume se 2-3 muaj qe ka rene termeti .Keta jane dallaverexhinjte e ketij shekulli.

  5. Po normal qe do ta nxjerrin grekun psikopat, se qelbesira nuk e sheh zhulin qe i ka zene syte. Akademiket qelbistanas jane me prostat ne tru dhe abses ne bythe. Fut ketu dhe bythqirat qe jane dhe hajdute, dhe, pike. Tani po shihja nje dokumentar per gjermanine, ndjeva keqardhje per veten, dhe koka mu mbush me mallkime. Po zemra eshte prape e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *