• |
ide | kryesore

Tërmetet/ Meta kërkesë qeverisë për të kërkuar ndihmën e Agjencisë së Energjisë Atomike

Lajme, Të fundit



Nisur nga situtata e krijuar në vend pas disa tërmeteve të fuqishme në dy ditët e fundit, të shoqëruar edhe nga lëkundje sizmike, presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka kërkuar sot qeverisë që të ftojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në një deklaratë për shtyp, Meta vë theksin në rëndësinë e  transparencës dhe të përgjegjshmërisë maksimale për evidentimin e pasojave.

Deklarata e plotë e Presidentit:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre.

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare.

 



3 Comments

  1. Boll bere interesantin me keto kerkesa idiote. Ja ta zeme erdhen dhe bene matjet e duhura, po pastaj. Problemi shqiptareve nuk jane shperdorimi kot i lekeve nga keto agjensi por largimi juaj nga politika dhe drejtimi atij vendi.

    1. Fole o pusht Ripjerdhës pse për çfarë duhet ti harxhojmë lekët për PPP e pidhit të Ajolës apo Lindës?!

  2. o koqe kandari, jam nga te paktet qe flas kunder autikeve te rilindjes, por smund te pajtohem me idiotesira ala Baftjar Aliende. Pamvaresisht orientimit politik behu objektiv dhe mos flit kodras mbas bregu thjesht per inat te mullixhiut. Kjo qe thote ky eshte komplet idiotesi pasi ate gje mund ta bejne fare mire specialiste vendas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *