• |
ide | kryesore

Van Dijk shpëton Jurgen Klopp në mbrëmjen Galà: ja çfarë ndodhi…

Sport, Video



Virgil van Dijk është shpëtimtari i madh i Liverpool të Jurgen Klopp, por sic duket hollandezi nuk e shpëton trajnerin e tij vetëm në fushë, sepse i ka shmangur turpërimin nga një situatë delikate në ceremoninë gala në La Scala. Kur mbrojtësi e kujtoi se në 2019 Best Fifa Football Aëards ishte i kërkuar një smoking, Klopp për pak nuk i ra të fikët, sepse ai veshjen e preferuar të James Bond e kishte lënë në shtëpi. Kështu trajneri i Liverpool (që mori trofeun si “trajneri më i mirë”, duke mundur Pep Guardiola të Manchester City e Mauricio Pochettino të Tottenham) kërkoi për një në sekondën e fundit, duke i dërguar më pas foton mbrojtësit të Reds për të marrë aprovimin e tij.

Ky është një nga motivet e ekzaltimit të Klopp kur u nderua me trofeun Van Dijk, edhe pse një shqetësim të vogël për hollandezin e pati: “Ka shumë gjëra për të bërë dhe është gjithnjë e vështirë të jesh këtu e të mendosh për atë që po ndodh, kur gjysma e trurit është tek e mërkura – u justifikua Klopp – që i bën gjërat më të komplikuara, por tani është cdo gjë në rregull. Virgil më tha se duhet të vishja një smoking, kështu që u mundova të gjej një, të shohim tani cfarë do të ndodhë”.

Duke parë imazhet e mbrëmjes, zgjedhja e teknikut gjerman u duk e gjetur, duke patur parasysh se smoking blu i errët, me pala të zeza e papijon të koordinuar, i rrinte shumë mirë. Por sic duket merita ishte edhe e van Dijk, i improvizuar në stilist personal të trajnerit të tij. “Klopp më dërgoi fotot e veshjes që kishte zgjedhur – tregoi Van Dijk për Star – e unë i thashë që ishte shumë i bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *