• |
ide | kryesore

Ceremoni aspak të zakonshme, martohet Dj i njohur botëror (FOTO)

Paparazzi, Slider



Një ceremoni aspak e zakonshme ka qenë ajo e Dj të famshëm  Tiësto, i cili lidhi kurorë me partneren e tij Annika Backes, në mes të shkretëtirës Utah në SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dj nëpërmjet një postimi në Instagram. Çifti e kishte vizituar katër vite më parë këtë vëndndodhje dhe ishin dashuruar me shkretëtirën dhe qetësinë që një vend i tillë të fal. Dyshja celebroi dashurinë nëpërmjet një ceremonie intime me vetëm 80 të ftuar, duke preferuar të qëndrojnë larg jetës së zhurmshme që Tiesto ka zakonisht në punën e tij.

Modelja 23-vjeçare ka zgjedhur që në ditën e madhe të ketë një look të thjeshtë dhe fustani i ngushtë i nxjerr në pah linjat e saj perfekte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *