• |
ide | kryesore

Fifa Best Player 2019: kush votoi për Messin? Ja si kanë votuar tre pretendentët

Sport



Menjëherë pas ceremonisë në La Scala të Milanos, janë bërë të ditur edhe preferencat e të gjithë votuesve për “Best Palyer Fifa 2019”, që iu dorëzua Lionel Messi. E kanë vendosur futbollistin më të mirë të botës kapitenët e kombëtareve, trajnerët e një përfaqësi mediash nga të gjithë vendet e Federatës ndërkombëtare.

Pas trofeut të radhës personal të Messit, ka nisur menjëherë gjuetia mbi ata që e kanë votuar. Një listë e gjatë tekn ikësh, gazetarësh e lojtarësh të mahnitur nga Pleshti edhe në një vit jo vecanërisht brilant për yllin blaugrana. Detaj që Federata portugezs ka vendosur ta theksojë menjëherë në Tëitter, duke publikuar një foto të Cristiano Ronaldo me të shkruarën “The Best” pas ceremonisë “Best Fifa Player 2019”. Një pozicionim pozicioni, për të konfirmuar supremacinë e CR7 pavarësisht fitores së Messi.

Sa për kuriozitet ja si kanë votuar tre të parët e kandiduar për trofeun the Best: Messi ka zgjedhur Mané, Ronaldo e De Jong. CR7 ka votuar për shokun e skuadrës De Ligt, De Jong e Mbappé, duke injoruar krejtësisht rivalët. E njëjta lëvizje edhe për Van Dijk, që ka lënë jashtë CR7 duke i ka dhënë votat për Messi, Salah e Mané.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *