• |
ide | kryesore

Gara për Kryeprokurorin/ “Pse nuk dorëhiqet Arta Marku?”, kreu i KLP-së: Kandidatët vlerësohen bazuar…

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë seanca dëgjimore me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahim.

Gjatë fjalës së tij para Komisionit të Pavarur të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, mbi performancën e institucionit që drejton, Ibrahimi ka folur ndër të tjera edhe lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjitshëm. Lidhur me këtë temë, drejtuesit i KLP-së është pëetur nga kreu i Shoqatës së Avokatëve mbi arsyen e mosdhënies së dorëheqjes, Kryeprokurorja në detyrë.

Pjesë nga debati:

Sajmir Vishaj: Pse nuk e jep dorëheqjen Arta Marku, gara është e pabarabartë nëse ajo mban postin?

Ibrahimi: 15 prokurorët e zgjedhur nga KLP për të shërbyer në SPAK shmangën pabarazinë. Ne kemi nje rregullore, drejtësia vlerëson kandidatët nëpërmjet kritereve. I jep mundësinë të tregojnë vlerat kandidatët. Ne duhet të përpiqemi të tregojmë aftësitë e kandidatit.

Ndër të tjera, Ibrahimi ka folur edhe rreth krijimit të Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), duke shpjeguar se shak për vonesën e ngritjes së këtij institucioni është bërë domosdoshmëria e kalimit të anëtarëve garues në procesin e vettingut në formë të prerë.

“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë të SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim të formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK të krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Ne marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktikë”- tha Ibrahimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *