• |
ide | kryesore

Gjykata Supreme “rrëzon” Boris Johnson: Pezullimi i Parlamentit është i jashtëligjshëm

Planet



Ky është vendimi i Gjykatës Supreme britanike e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e punimeve të Parlamentit.

Johnson pezulloi mbylljen e legjislativit për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalonte me çdo kusht deputetëve në Westminster shtyrjen e çanëtarësimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor. Por, Gjykata më e lartë në Britaninë e Madhe, argumentoi në vendim se pengimi i Parlamentit për të kryer detyrat e tij ishte i gabuar.

Pas këtij vendimi, hapet rruga që Parlamenti të mblidhet menjëherë, ndërkohë që kryeministri Johnson ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pritet të ketë në qendër të vëmendjes presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Hasan Rouhani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *