• |
ide | kryesore

Kukësi gjen treshen e mrekullive: Duro harron mungesat e Mustës e Ethemit

Sport



E priste Shpëtim Duro shpërthimin e dy lojtarëve që në projektin e Kukësit duhet të bëjnë diferencën. Abazaj e Gavazaj, kanë ardhur tek Blutë për të rifituar kombëtaren e për ti dhënë shansin e dytë karrierës së tyre. Në këtë Motivim të tyre shpresojnë edhe verilindorët, që duhet të bënin durim me një kondicion fizik Jo optimal, me lojtarët që nuk kishin ritmin e 90 minutave në këmbë. Por kualiteti ben diferencën edhe kur fiziku nuk përgjigjet në 100% dhe Kristali e Enisi e treguan veten në ndeshjen decizive kundër Tiranës.

E priste Duro, e kishte parashikuar, e askush nuk e zhgënjeu. Alternimet e tyre me Shkurtajn i dhanë një paparashikueshmëri të tillë ofensivës kuksiane, sa mbrojtja e Tiranës u panikos aq keq, duke parë fanellat e tyre të mbinin në zona të ndryshme, pa pika referimi. Aftësi e lojtarëve të tillë, që me intesitetin e tyre fshehën edhe mungesat e rëndësishme të Ethemit e Mustës, lojtarë që në pritje të marrjes së lidershipit nga Abazaj e Gavazaj kishin shënuar gola të rëndë. Të dy do të mungojnë përsëri në transfertën e Niko Dovanës kundër Teutës, por përsa kohë Abazaj e Gavazaj luajnë si kundër Tiranës asgjë nuk mund ta shqetesojë Duron në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *