• |
ide | kryesore

Prapaskena e tratativës befasuese: Guardiola është takuar me Juventus në mars…

Sport



Juventus ka provuar pafundësisht për t’ia besuar pankinën një eksperit si Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City. Zërat u përhapën pa gjetur asnjëherë konfirmimin si nga bardhezinjtë ashtu edhe nga tekniku spanjoll, por, ashtu si raportohet nga “The Athletic”, në fakt, takimi mes palëve ka ndodhur saktësisht në muajin mars, përpara ndeshjes së kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League ndaj Atletico Madrid.

Ai që e ka takuar Pepin ka qenë Pavel Nedved, i cili i ka ofruar pankinën e Juves, refuzuar nga trajneri iberik, që, tek City, nuk donte të linte në vështirësi miqtë Beguiristain dhe Soriano. Sipas asaj që bëhet e ditur Guardiola nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për bardhezinjtë për të ardhmen, por aktualisht është shumë i lumtur tek City, klubi që e mbështet pothuajse plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *