• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Opozita e bashkuar pranon ftesën e OSBE

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës së bashkuar joparlamentare kanë pranuar ftesën e OSBE-së për pjesëmarrjen në tryezën e thirrur për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se opozita joparlamentare do të përfaqësohet në nivel eskpertësh në konferencën e Reformës Zgjedhore, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.

Vendimi për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së OSBE-së u mor në mledhjen e sotme që kreydemokrati Lulzim Basha zhvilloi me aleatët në selinë blu.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një dalje për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka bërë me dije se opozita e bashkuar po punon për përgatitjen e një paketeje “antikrizë”. “Opozita ka qenë gjithnjë e gatshme, jo për të zgjidhur krizën personale, por për të ecur para dhe për të hapur me urgjencë negociatat me BE, dhe ne po vazhdojmë punën me të gjithë aleatët për përgatitjen e paketës antikrizë. Është paketë për t’u dhënë shqiptarëve më shumë mundësi”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë, së fundmi, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka parashtruar po ashtu një paketë me një sërë pikash me sugjerime për mënyrën e organizmit të opozitës, me synim zgjidhjen e krizës politike dhe tejkalimin e ngërçit institucional. Kjo paketë, e përbërë nga shtatë shtylla kryesore, tregon dhe përpilon mënyrën dhe qasjen qe duhet të ndjekë opozita e bashkuar nga pikëpamja organizative. Më tej, paketa përfshin edhe sugjerime lidhur me koordinimin e veprimeve me asistimin edhe të specialistëve nga fusha të ndryshme.

 

Përmbatja me propozimet e Fatmir Mediut:

Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.

  • Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.
  • Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
  •    Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
  •   Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites
  1. Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD.

. Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.

  • Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
  •  Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet,  mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
  • Takimet me grupet e interesit.
  • Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që  kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
  •   Reforma Zgjedhore dhe  mbeshtetja e reformes per nje drejtesi te pavarur
  •    Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
  • Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
  • Reforma Administrative
  • Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.
  1. Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:
  2. Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
  •   Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
  • Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues,  ligjore dhe Institucional ne vend
  • Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
  • Bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

-Kontakte me partitë apo Grupimet politike aleate në BE, US

  •  Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
  • Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
  • Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
  • Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit  Britanik dhe vendeve te BE.
  • Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
  • Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
  • Qendrim i qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs
  1. Grupi i Rinisë:
  •   Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.
  •    Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj.,  në Tiranë.
  •   Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë
  1. Media:
  •   Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
  •   Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
  •    Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
  •  Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.
  1. Krijimi i Senatit të Opozitës:
  •  Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
  •  Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.
  1. Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.
  • Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
  •  Analizojnë punën e qeverisë.
  • Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.
  • Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.

 



4 Comments

  1. Po sikur …………….nuk kishte asnje hap me Ramen k/minister o loqet e vellait dhe silikonet e Monikes!

  2. Oppzita e bashkuar :
    Lyli qe ka humb tre pale zgjedhjet.
    Mona profesoresha me cizme Gucc
    Medi Gerdeci
    Duka i krimit
    Dule greku
    Idriz com doganieri
    Nar traktoristi
    Dash rakija

    Te gjithe te deshtum me nga 15 – 30 vjet ne politike e prap kane paturpesine me kerku votat e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *