• |
ide | kryesore

Takimi me Vuçiç, Mitsotakis: Greqia të njëjtin qendrim, jo njohjes së Kosovës

Lajme, Planet



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë.

Dy liderët u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, bëri të ditur shërbimi për media i Presidencës serbe.

Sipas komunikatës së lëshuar të martën, Vuçiç tha se popullin serb dhe atë grek i lidh një miqësi e sinqertë dhe se është e nevojshme të punohet për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Vuçiq tha se e falënderon Greqinë për mbështetjen që i jep dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.

Në komunikatë thuhet se Vuçiç e njoftoi kryeministrin grek edhe me, siç u shpreh, problemet që kanë lindur pas vendimit të autoriteteve në Kosovë për t’iu vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Mitsotakis, në anën tjetër, tha se Greqia e mbështet dialogun, por konsideron se “veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në të”.

Mitsotakis po ashtu tha se Greqia nuk ndryshon qëndrim kur është në pyetje njohja e Kosovës.

Greqia, së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Javë më parë, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka thënë se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues mundsinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë./rel



3 Comments

  1. sllavet me shum se kurre I lill padrejtesia ndaj kombit shqiptare ,por padrejtesia ngado ka plotsuar kuptimet e verteta me fakte flet vet,,ato ndollen perball problemit kush ben padrejtesi duhet te paguaj cmimit kjo eshte droja stresit depresionit qe popujt slave tashme kan ren sepse cmimi eshte I larte ,per nje shekull padrejtesi barbari gjenocid shpopulli e zhdukje te kombit shqiptare saqe ato nuk e paguajn dot me asgje ,saqe politikat strategjit e frenimit rus ne ballkan do vene ne litar popujt sllav per tu mbyllur gojen dhe mbajtur larg ndikimit rus hapjen e ceshtjes shqiptare ndeshkimin historic ku I mban nga pamundesia e shpagimit deme ne koncesion tek shqiptaret per nje shekull ky eshte raliteti qe tashme I druhen popujt sllav por se cmangin dot

  2. ne kete bote ,qartesi gjalleria siguria paqa ,zgjilljet shpresa shpetimi ,nuk u krijuan pa qellim te caktuar,dhe nuk funksionojne ndryshe ,te gjitha krijesat ,dobit vetem se si funksionojne gjymtyret e nje organizmi,,ku gjitha behen ndihmese dhe plotesuese per te funksionuar organizmi gjalle krijese,,kete e qartesoj zoti ne kuran per ato qe din ta kuptojn e qartesoj I derguari tije muhamedi ,a,s,e qartesuan dietaret shkencetaret ,e qartesoj praktika tashme sejcilit si mbetet tjeter vetem se te kuptojne respektojne dhe praktikojne keto domosdoshmeri me drejtesi hak rregull mas ndryshe do mbetet I manget ne pazgjillshmeri dhe problematic kosto dhe cmim per rrugen qe ndjek mbasi krijimi dhe ullzimi jan nje urtesi suksesi,deshirat tona dhe gjithcka qe ka te bejne me ne zgjilljet varen vetem tek zoti tek ligjet e tije sepse vetem ne kete forme e krijoj si llillshmeri zgjilljet suksesin uroj te kuptoni ,qartesin gjallerin zgjilljet sigurin paqen shpresen shpetimin tuaj qe te mos zhgenjeheni ,behuni te drejte largohuni nga padrejtesia se shpetoni veten kombet tuaja, dhe nuk ju hyni ne hak tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *