• |
ide | kryesore

“Trofeun e kishte fituar Van Dijk, u ndryshua…” zbulimi i Dello Sport nis luftën mes Ronaldo e Fifa

F1, Sport



Janë të paktën disa aspekte që duhen marrë në konsideratë, pas batutave në distancë mes Cristiano Ronaldo e Fifa për cmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dorëzuar për Lionel Messi. E para është se Ronaldo nuk di të humbasë, por bashkë me limitin e tij karakterial është madhështia e tij sportive. E dyta është se organizmi më i rëndësishëm i futbollit Botëror duhet të mos e marrë personalisht një cështje që është plotësisht futbollistike. Nuk ishte aspak elegante dhe e bukur të transformoje Top 11 në një Top 10 me Ronaldo, që ishte përfshirë në skuadrën e vitit, as të përmendej kur thërriteshin lojtarët e tjerë në skenë. Portugezi dezertoi ceremoninë dhe kjo nuk ishte gjithashtu e bukur, por me 10 mbetesh për karton të kuq, kështu që Fifa i ka treguar CR7 të kuqin. Një mënyrë për të treguar mosaprovimin për sjelljen e tij, por mund të evitohej.

Kjo cështje ka sjellë protestën e Federatës së Portugalisë e gjithashtu edhe vetë Ronaldos, që nuk ka ngurruar të flasë në Instagram: “Durim e rezistencë – ka shkruar CR7 në faqen e tij sociale – janë dy karakteristika që diferencojnë profesionistin nga diletanti. E gjitha ajo që është e madhe sot ka nisur e vogël. Nuk mund të bësh gjithcka, por bën të pamundurën për të realizuar ëndërrat e tua. E kujto gjithnjë se pas natës vjen agimi”.

Nuk ka mbaruar me kaq sepse Corriere della Sera ka zbuluar një tjetër gjë. Një prapaskenë kurioze e tërësisht pa kuptim: fituesi duhet të ishte Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm e favoriti absolut, por zgjedhja është kthyer tek Messi (sezoni i tij me Barcellona nuk ka qenë impresionues) pikërisht për të mërzitur Ronaldo, fajtor se nuk u paraqit në ceremoni.



1 Comment

  1. Krahasimi Mesi -Ronaldo po ta lidhim me politiken eshte si keahasimi Basha-Rama,Basha(Mesi)mund te jete i mire,por nuk eshte lider,nuk merr dot persiper ndeshje te medha dhe kjo e ben me te vogel se Rama(Ronaldo),i cili nuk eshte me i mire,por eshte lider i cili e merr vete barren ne ndeshje deçizive dhe ia del gjithmone me mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *