• |
ide | kryesore

“Cigan m…” fyerje raciste ndaj Pjanic, që përgjigjet ironikisht në Instagram

Sport



“Nga ai pozicion mos u shqetësoni se ku do të përfundojë topi, zgjidhni vetëm cilin të përqafoni të parin pranë jush”. Miralem Pjanic, lojtari vendimtar në fitoren 2-1 me të cilën Juventus doli nga Rigamonti në ndeshjen kundër Brescia, ka bërë humor në Instagram, duke komentuar golin e jashtëzakonshëm të shënuar pas topit të kthyer në goditjen e dënimit të Dybala.

Boshnjaku i është përgjigjur në këtë mënyrë fyerjeve që një pjesë e tifozerisë së Brescia i ka rezervuar gjatë ndeshjes kundër Juventus, duke ulëritur “cigan m…”. Pas golit të shënuar pikërisht nga Pjanic, vendosja e duarve në formën e gërmës M, e para e emrit të tij, tregon krenarinë me të cilën boshnjaku iu përgjigj ofendimeve raciste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *