• |
ide | kryesore

Del tjetër VIDEO/ Si u ekzekutua Santiago Malko në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një tjetër video është siguruar, nga ngjarja ku mbeti i vdekur ish-efektivi Santiago Malko. Në pamje duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Dyshohet që në këtë ngjarje janë përfshirë 8-10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll.

Video është marrë nga pamjet e sigurisë në afërsi të një lokali pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Në momentin e parë shfaqet një BMË x5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskwagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip “Benz”.

Report Tv ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Dyshohet se është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Ndoçja nga Vlora.

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.

“Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro”, – tha Hoxha.



1 Comment

  1. Kur di kaq shume gjera, se kush jane grupet dhe shumat qe jane paguar per te vrare njerzit, pse nuk ja tregon prokurorise/policis, qe ti mbajne nen vezhgim per ti hetuar. Apo edhe ti je gazetar I mafies thua ato gjera qe u intreson mafies per palet kundershtare dhe per te c`orientuar policine. Na hiqesh si qytetar I ndershem dhe I prokupuar per shoqerine por je vecse nje palaco studiosh televizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *