• |
ide | kryesore

Duro trajneri që ndryshon më shumë taktikisht: Kukësi skuadra kameleon

Sport



Është një nga trajnerët që ka më pak kohë në krye të skuadrës së tij, por është ai që ka bërë ndryshimet më të mëdha taktike e reflektuar edhe me rezultatet. Nga tre mbrojtës në transformimin në një 4-3-3 të diktuar nga ardhjet e pedinasve të rëndësishme në skuadër. Shpëtim Duro mbërriti tek Kukësi me detyrimin të fitonte menjëherë, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë, duke parë se e para përballje ishte ajo në Superkupë kundër Partizanit.

I detyruar nga kushtet, lojtarët në dispozicion, forma e tyre por edhe kundërshtari, Blutë u rreshtuan me tre mbrojtës në një 3-5-2 që fati e ndaloi të sillte trofeun e parë, por që ishte efikas kundër të njëjtit kundërshtar në të parën e kampionatit. Duro nuk ngurroi të ndryshojë taktikisht tashmë, duke nisur nga sfida me Flamurtarin dhe një formë në rritje e dyshes Abazaj Gavazaj që diktonin tredhëmbëshin në sulm.

4-3-3 i verilindorëve prodhon lojë dhe është efikas: në Ballsh ndoshta është sfidë e vetme ku formacioni kuksian stonoi, por edhe pse tani kualitetet ofensive e bëjnë Duron të shkojnë gjithnjë drejt këtij opsioni, tekniku ka treguar se ndryshon edhe me lojën në zhvillim, duke e kthyer skuadrën e tij në një kameleon, si ndodhi në 15 minutat e fundit të sfidës me bardheblutë, kur në mbrojtje të rezultatit Kukësi iu rikthye edhe një herë tre mbrojtësve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *