• |
ide | kryesore

E konfirmon Vuçiç, Rama viziton Serbinë në fillim të tetorit

Lajme, Të fundit



Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vizitojnë Serbinë në tetor.

Duke folur për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiç ka thënë se ka pasur një takim me ta edhe në SHBA, ku ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

“Unë i pres ata në 9 dhe 10 tetor në Novi Sad, sepse mendoj se është e rëndësishme që ne filluam idenë e bashkëpunimit rajonal. Ne duam të lidhemi ekonomikisht dhe kështu të dalim para BE dhe të tjerëve si një bllok i përbashkët”, tha ai.

Ai shtoi se do të ishte e rëndësishme që Serbia të përfshijë edhe Prishtinën në një bashkëpunim të tillë.

I pyetur nëse ishte takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, Vuçiç tha se nuk e kishte parë atë në Nju Jork.

“Nuk e kam parë atë, nëse do ta shihja nuk kam asnjë problem të flas me të 1000 herë. Nëse më thirr, do ta kisha takuar. Për fat të keq, unë nuk e kisha atë thirrje akoma. Ai nuk është zyrtarisht këtu, asnjë distinktiv si unë. Nuk e kam problem ta shoh, nëse do të më thërrisnin unë do të flisja me të, “tha Vuçiç.

 



2 Comments

  1. Po njesoj jane , ke taku edramen zere se ke taku thacin, thuja cfar ke me thone ketij dhe ky ja thote atij, duhet federat jugosllave dakort jan te dy, urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *