• |
ide | kryesore

Eksperimentalët e Real Madrid, rrëmbejnë vendin e parë: Vinicius e Rodrygo thyejnë Osasuna

Sport



Real Madrid i Zidane vazhdon të rritet me hapa të vegjël, por koleksionon suksesin e tretë radhazi. Kundër Osasuna, që u prezantua në Bernabeu i pathyer, shkëlqyen yjet brazilianë Vinicius e Rodrygo, duke konfirmuar kryesimin vetmitar në klasifikim për Blancos. E dhëna tjetër pozitive, porta e paprekur për të dytën ndeshje radhazi dhe publiku merengue i gëzohet një mbrëmje pa telashe, me në fund duartrokitjet për skuadrën e tyre, të parët me një pikë avantazh ndaj Atletico e katër nga Barcellona.

Zizou hodhi në fushë një Madrid të paparë më parë, me tetë ndryshime në krahasim me transfertën fituese të Sevilla. Duke menduar për derbin e ardhshëm me Atletico, francezi ka provuar një sulm eksperimental me Jovic qendërsulmues. Vinicius Jr. e tregoi që në fillim se ishte në mbrëmjen e duhur dhe në minutën e 36 zhbllokoi rezultatin. Ish-Flamengo, që u kthye në gol pas 8 muajsh, vendosi shenjën e tij në të gjithë aksionet e rrezikshme të merengues. Për pjesën më të madhe të ndeshjes lojtari më i mirë bashkë me Kroos e të kudondodhurin Casemiro, Vinicius i lëshoi pastaj vendin Rodrygo, që iu desh vetëm 1 minutë për të realizuar golin e parë. Real fiton dhe përvec tre pikëve, Zidane merr edhe të dhëna pozitive që largojnë hijet e kohëve të fundit.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Leganes 1 – 1 Athletic Bilbao
Mallorca 0 – 2 Atletico Madrid
Valencia 3 – 3 Getafe
Real Madrid 2 – 0 Osasuna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *