• |
ide | kryesore

Juan Mata rrëfen makthin Mourinho në autobiografinë e tij: “Të gjithë më thoshin ik”

Sport



José Mourinho për të gjithë është një trajner special, Special One, por për disa ka qenë një makth. Kur tekniku portugez u zgjodh për pankinën e Manchester United “familja ime, miqtë e mi e shumë persona të tjerë u shqetësuan për mua” tregon në fakt Juan Mata në faqet e autobiografisë së tij me titull “Juan Mata: papritur një futbollist”.

Për spanjollin, që në 2014 kishte lënë Chelsea pikërisht për raportet e vështira me Mou, duhet të ketë qenë një moment i papritur: “Kur Van Gaal u largua në 2016, qarkulluan zërat për ardhjen e mundshme të Mourinho. E në pak ditë u mësua, ishte e vërtetë. Ishte përsëri trajneri im”.

Kampioni i botës 2010 mund ti thoshte lamtumirë edhe Red Devils, por ashtu si ka rrëfyer vetë, zgjodhi një rrugë tjetër: “Pavarësisht se familja, miqtë e shumë të tjerë ishin të shqetësuar për mua, isha I vendosur të përballoja situatën ashtu si kam provuar gjithnjë ta bëj: në mënyrë pozitive”. E rezultatet ishin të dukshëm që në takimin e parë: “Biseda e parë mes meje e Josè, që shumë mendonin se do të ishte e fundit, ishte normale. Nuk bëmë asnjë koment mbi zërat e raportit tonë e nuk folëm për të shkuarën. Më përshëndeti normalisht, ashtu si parashikonti raporti ynë i punës. Preferova që të fliste fusha për mua”.

Me kalimin e kohës raporti mes të dyve u përmirësua (“Flisnim më tepër se kur ishim tek Chelsea”) e kur portugezi u largua nga Old Trafford, Mata ishte ndër të paktit që e falenderoi publikisht ish-teknikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *