• |
ide | kryesore

Paris/ Java e modës fillon me risitë e Koresë së Jugut (FOTO)

Paparazzi, Slider, Stil



Stilisti koreanojugor, Kiminte Kimhekim, ka debutuar në Paris në ditën e parë të kalendarit zyrtar të javës së modës.

 Kimhekim kishte rënë në fakt në syrin e yjeve të Hollivudit dhe ikonës së modës, Elle Fanning. Ai prezantoi tani në Paris një koleksion ngacmues, të titulluar “Blije nëse mundesh”, në të cilin përzihet tradita koreanojugore me uniformat e shkollës, me një prekje shtesë provokative. Kimhekin është në fakt një stilist që është formësuar te Balenciaga. Ai njihet për përdorimin e kordeleve gjigante dhe një fustan të tij, me fjongon e stërmadhe, veshi edhe Elle Fanning në premierën e filmit të ri të saj “Maleficent: Mistress of Evil”, muajin e kaluar.

Në koleksionin e tij përfshiheshin edhe një palë pantallona, dy herë më të gjatë se normalja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *