• |
ide | kryesore

Pas fjalimit të saj në OKB, Trump ironizon aktivisten Greta

Paparazzi, Slider



Vetëm 16 vjeç, aktivistja e klimës, Greta Thunberg, ka mbajtur fjalimin më të rëndësishëm të jetës së saj dhe ka bërë për vete e ka emocionuar me miliona njerëz. Ajo është rebeluar në samitin e OKB të që u përqëndrua tek ndryshimet klimatike në New York.

Adoleshentja suedeze shprehej në fjalimin e saj emocional se “njerëzit po vdesin” dhe “ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive”.

“Më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalët tuaja boshe. Duhet të isha në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Megjithatë, ju vini tek ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni? Nëse vendosni të na zhgënjeni, po ju them se kurrë s’do t’ju falim!
Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosistemet e tëra po shemben. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!”- është shprehur ajo. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si duket ka vendosur të ironizojë me aktivisten për mbrojtjen e klimës. Ai e ka thumbuar adoleshenten suedeze përmes një postimi në Twitter.

“Ajo duket si një vajzë shumë e lumtur që mezi e pret të ardhmen e ndritur dhe fantastike. Shumë bukur që po e shoh këtë”, shkroi presidenti amerikan.



1 Comment

  1. A jeni ne vete me? Ajo eshte nje femije i indoktrinuar si puna e Pioniereve te Enverit. Turp per prindet qe lejojne nje femije te perdoret nga Globalistet, liberalet me kulture marksiste, qe shpikin farsa per te krijuar institucione nderkombetare duke ju marre sovranitetin shteteve te pavarura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *