• |
ide | kryesore

Përplasje të dhunshme mes tifozëve rivalë: një i vdekur e pesë të plagosur

Sport



Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i përplasjeve të ashpra mes tifozëve të Wydad Casablanca e Far Rabat, që ndodhën të martën në mbrëmje në Casablanca, në Marok, për ndeshjen e Kupës së Fronit fituar 3-1 nga Rabat. Kjo ndeshje është gjithnjë problematike, por këtë herë situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Autoritetet lokale kanë shpjeguar që përplasjet kanë nisur kur një grup tifozësh të Ëydad Casablanca ka pikasur një mjet që transportonte tifozët kundërshtarë dhe e ka sulmuar me gurë. Që aty situata degjeneroi. Pesë të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital, ndërsa një person ka humbur jetën pasi ra nga mjeti me të cilin po udhëtonin tifozët e sulmuar. Për momentin gjashtë persona janë arrestuar të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *