• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha nuk e ndal dot Inter: vetëm fitore, kalohet përsëri Juventus

F1, Sport, Video



Vazhdon marshimi i vetëm fitoreve për Interin e Antonio Conte,që duke mposhtur 1-0 Lazio, konfirmohet në krye të klasifikimit të Serie A me pikë të plota pas pesë javëve të para. Deciziv goli i D’Ambrosio në minutën e 23′, por në sfidën e San Siro nuk munguan rastet në të dy portat me Handanovic autor i tre pritjeve të jashtëzakonshme ndaj Correa, ndërsa Strakosha bllokoi Barella e Politano të bënin bis.

Skuadra e Conte duhet të falenderojë xhentilesën në fazën ofensive të Correa e pritjet e Handanovic, por mbi të gjitha duke u bazuar në një lojë me ndryshime të shpeshta krahu, inkursione të shpejta pas shpinës së mesfushës kundërshtare. Sidomos në gjysëm orën e fundit, Inter legjitimoi suksesin duke shkuar dy herë pranë golit të dytë, kur më parë kishte rrezikuar të merrte barazimin në tentativat laciale.

Rezultati është gënjeshtar. Nëse goli është shënuar vetëm një herë – e në mënyrë decizive – dy skuadrat, kanë luajtur ballë hapur, duke përdorur armët e tyre më të mira, ashtu si bëri Inzaghi duke preferuar Caicedo për Immobile nga minuta e parë. Zgjedhje e zgjuar e teknikut, aq sa kur sulmuesi doli për ti lënë vendin Immobile, Lazio humbi një pikë referimi dhe vetëm Strakosha me dy pritje të shkëlqyera ndaj Barella e Politano evitoi një rezultat më të rëndë.

ITALY – SERIE A
Roma 0 – 2 Atalanta
Fiorentina 2 – 1 Sampdoria
Genoa 0 – 0 Bologna
Inter 1 – 0 Lazio
Parma 1 – 0 Sassuolo
Napoli 0 – 1 Cagliari
SPAL 1 – 3 Lecce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *