• |
ide | kryesore

Zëdhënësja e PD-së nxjerr zbuluar Veliajn: Thotë se uji është i pijshëm, por për zyrtarët e bashkisë e blen me lekë (Dokumentet)

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur Tirana po përjeton një krizë të tejzgjatur mungese uji, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar mashtrimin e radhës të kryebashkiakut Erion Veliaj. Edhe pse ky i fundit deklaron se uji që shkon në cezmat e popullatës është me cilësi, faktet tregojnë se Veliaj shpenzon 28 milionë lekë për t’u blerë ujë zyrtarëve të bashkisë.

Reagimi në Facebook i Ina Zhupës dhe dokumentet e publikuara prej saj.

“Miliona lekë nga paratë e qyetarëve – për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilësi për t’u pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit, bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milionë lekë për “Blerjen e uji të pijshëm për administratën e Bashkisë”. Sigurisht edhe ky tender iu dha ofertuesit më të lartë, jo vetëm kaq, por edhe në konflikt të pastër interesi, pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT, institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për t’u pirë.

Nëse uji i çezmave të Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat siç deklaron Veliaj, atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lekë për të blerë ujë të pijshëm për zyra, me paratë tona?!

Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës – ose po shpërdoron paratë e qytetarëve të Tiranës për të blerë ujë, kur uji është i pijshëm edhe nga çezma!

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë te pijshëm, paguajnë 40% më shtrenjtë ujin e papijshëm që vjen kur i teket UKT-së dhe detyrohen të dëgjojnë propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranës, që e blen ujin me paratë e tyre.”



3 Comments

  1. Veliaj ose genjen ose rren. Ka vetem ndonje rast te rralle nje here ne kater-pese vjet, kur nuk thote verteten. Keto jane te vetmet alternativa ne fjalet e Veliajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *