• |
ide | kryesore

Ashton Kutcher reagon pas akuzave të Demi Moore për tradhti

Paparazzi, Slider



Kohëve të fundit, Demi Moore është në qendër të vëmendjes për shkak të publikimit të biografisë së saj “Inside Out” – ku flet edhe për tradhtinë e Ashton Kutcher

. Kutcher qëndroi në heshtje për gati 10 ditë, megjithatë duket se një postim në Twitter pak orë më parë i adresohet pikërisht deklaratës së Demi Moore. Ai thekson se ishte gati të postonte diçka “snarky” që ka kuptimin e një deklarate me tone të ashpra, kritikuese, ironie therëse dhe në disa raste të pahijshme kundrejt dikujt. “Por pastaj pashë djalin, vajzën dhe gruan time dhe e fshiva,” përfundon ai.

Në librin “Inside Out”, Demi tregon për martesën e Ashton, duke theksuar se ai e tradhtoi me një instruktore pilates. Sipas saj, ai nisi ta tradhtonte fill pasi çifti provoi marrëdhëniet seksuale treshe, duke qenë se e konsideronin veten në një marrëdhënie të ashpër. Ndër të tjera, Demi flet edhe për një abort të padëshiruar në kohën kur ishte e martuar me Kutcher.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *