• |
ide | kryesore

Baba për herë të parë, Gaz Paja zbulon gjininë e bebit

Paparazzi, Slider



Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi, presin të bëhen prindër për herë të parë.

Ata u martuan në qershorin që lamë pas. Megjithatë, deri tani çifti nuk kishte zbuluar asgjë për shtatëzaninë, as gjininë e bebushit dhe as datën kur pritet të vijë në jetë.  Për të zbuluar të parën është kujdesur vetë Gazi gjithsesi, edhe pse padashur, gjatë emisionit të Jonida Shehut, “Soiree”. I ftuar mbrëmjen e djeshme në këtë program, aktori i “Portokalli” ishte në fakt duke folur për raportin që ka me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kur zbuloi se do të bëhej baba i një djali:

“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si është jeta kur të vijë djali në jetë”- rrëfeu Paja, duke shtyrë Jonidën të pyesë: “Pra, ju prisni një djalë?”.

“Po, ne presim një djalë”- pranoi Gazi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *