• |
ide | kryesore

Dasma që rikthen Almedën dhe Tolgan në Kosovë

Paparazzi, Slider



Aktori turk Tolgahan Sayisman së bashku me Almedën dhe vogëlushin e tyre Efehan mbërritën në Kosovë.

Siç u bë e ditur, arsyeja e vizitës së çiftit ishte bisedimi me ministrin Gashi për disa projekte të mundshme filmike që mund të realizohen mes Kosovës dhe Turqisë, ku Tolgahan pranoi se mund të aktrojë vetë në ndonjë film shqiptaro-turk në një të ardhme të afërt.

Por mesa duket, ky nuk është angazhimi i vetëm që çifti do të ketë në Kosovë. “Prive.al” ka zbuluar se vitin tjetër Almedën dhe Tolgahan do rikthehen sërish në Kosovë për një dasmë! Motra e Almedës, Ilda, do të kurorëzohet me martesë me basketbollistin e njohur turko-kosovar, Kenan Sipahi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *