• |
ide | kryesore

Emery si Panucci me Shqipërinë: Kapiteni i Arsenal me votim sekret të lojtarëve

Sport



Christian Panucci në pankinën e Shqipërisë u kritikua për shumë gjëra, por ndonjë zgjedhje të mirë edhe e paska bërë. Duhet ta këtë bërë në fakt, nëse është kopjuar nga tekniku i Arsenal Unay Emery. Në kampin e Gunners ende nuk është zgjedhur kush do të jetë kapiteni gjatë sezonit, si pasues i Koscielny. Deri tani është preferuar mesfushori Xhaka,por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Emri i ri do të zbulohet ditët e ardhshme, kur klubi të bëjë publik rezultatin e një votimi të kërkuar nga tekniku Unai Emery brenda dhomave të zhveshjes, totalisht sekret.

Mbrojtësi Holding ka treguar si janë zhvilluar “zgjedhjet”: “Votuam javën e kaluar, jemi në pritje të rezultatit. Shkruam preferencat tona mbi grupin e liderve e ia dorëzuam trajnerit. Nuk e di kur do të jepet vendimi, po do të siha i nderuar të isha kapiten i Gunners. Kur Özil më dorëzoi shiritin në fund të ndeshjes me Nottingham Forrest ishte një ndjesi e bukur”. Në garë bashkë me 24 vjecarin ish-Bolton e mesfushorin gjerman, janë edhe Xhaka, Sokratis, David Luiz e Bellerin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *