• |
ide | kryesore

Fifa mashtruese, akuzat vijnë nga Nikaragua e Sudani: “Nuk kemi votuar për Messi”…

Sport



Mesi ka fituar çmimin e FIFA (The Best Fifa Football Awards 2019) si futbollisti më i mirë i vitit përpara Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. Të hënën sulmuesi portugez i Juventusit nuk është paraqitur në mënyrë polemizuese në mbrëmjen gala të Teatrit “Skala” të Milanos. Kanë votuar katër kategori të jurisë: trajnerët e kombëtareve, kapitenët, gazetarët dhe tifozët. Kapiteni i Nikaraguars, Huan Barrera, ka lajmëruar në Tëitter: “Nuk kam votuar për çmimet “The Best 2019” dhe çfarëdolloj informacioni për votën time është i rremë, faleminderit”. Më pas ka shtuar për mediet lokale: “Nuk kam votuar kurrë për Mesin. Kam mbetur i surprizuar kur kam lexuar listën e kapitenëve votues, mes të cilëve figuronte emri im, pa arritur kurrë të votoja.

FIFA (Federata Botërore e Futbollit) këmbëngul se ka dërguar linkun e votimeve në adresën time elektronike, por në realitet nuk kam marrë asgjë dhe rrjedhimisht nuk kam mundur të votojë. Si mund të jem në listën e kapitenëve që kanë votuar Messin ku nuk ka mundur të ushtroj të drejtën time të votuesit?”.

Trajneri kroat i Sudanit, Zdravko Logarusiç, ka një kopje të firmosur të votave të tij për Salah, Mane dhe Mbappe. Përkundrazi, sipas asaj që ka publikuar FIFA (Federata Botërore e Futbollit), preferencat e tij kanë shkuar sipas porosisë për Mesin, Van Dijk dhe Mane… Dhe nuk përfundon këtu. Në fakt Federata egjiptiane ka shpërndarë një email të FIFA-s (Federata Botërore e Futbollit) duke kërkuar ku kanë përfunduar votat e saj për Salah. Sepse në listën e shpërndarë nga FIFA (Federata Botërore e Futbollit) nuk rezultojnë preferencat e Egjiptit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *