• |
ide | kryesore

‘Idiotë që mendojnë për veten’/ PD i përgjigjet Veliajt: Duhet të ishe në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nuk u desh shumë që sulmit të Erion Veliajt ti vinte një përgjigje nga rradhët e opozitës.

Në Facebook, Belind Këlliçi nuk i kurseu akuzat për kryebashkiakun tha se Veliaj duhet të ishte në burg për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Mes të tjerash demokrati tha: “Mashtruesi serial e ka humbur qetësinë, sepse pastrimi i parave që po kryen në Tiranë dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombëtar, do te jene fundi i tij politik”. 

Sot në një takim me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin kryebashkiaku Veliaj sulmoi opozitën.

“Në një hotel tjetër dje u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, – u shpreh Veliaj.

Tërmeti/ Veliaj lëshon gojën ndaj PD: Idiotët si vigani-shkurtabiqi. Mendojnë për by**ën e tyre 

DEKLARATA 
Erion Veliaj duhet te ishte ne burg per vrasjen e Ardit Gjoklajt! Erion Veliaj duhet te ishte prapa hekurave per vjedhje e korrupsion. Erion Veliaj u rriti cmimin e ujit qytetareve, ndersa rubinetet jane thare. Erion Veliajt i duhet termeti vetem per vjedhjen e rradhes.
Pasi u zhduk ne Londer me leket e atyre me te cilet pastron parate me kullat ne Tirane gjate diteve te termetit, sot kerkon te beje rolin e kllounit si shpetimtar. Ne fakt pas kesaj fytyre te shtirur, fshihet perpjekja per vjedhjen e rradhes, fshihet ankthi per pushtetin qe po i rreshket nga kembet dita dites. Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave.

Fytyra e vrerosur e Erion Veliajt sot, tregonte deshperimin nga kushtet e Bundestagut, nder te cilat dhe ligjshmeria e votimeve fasade te 30 qershorit. Mashtruesi serial e ka humbur qetesine, sepse pastrimi i parave qe po kryen ne Tirane dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombetar, do te jene fundi i tij politik!

3 Comments

  1. Po ty pse te dogji o ballici e kishte me te tjeret qe bythen e vet ruajne,ti nuk ke bythe fare ske cfare ruan,prandaj kujdesu per persheshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu