• |
ide | kryesore

Idrizi kapet me gazetarët: “Unë të dija bektashi…”. “Kur të paguaj do ti sjell ty listpagesat”

Sport



Flamurtari është në një gjendje shumë të vështirë dhe pikët në klasifikim e tregojnë qartë. 1 pikë në pesë javë, pa llogaritur edhe një ndeshje të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë të humbur, e megjithatë administratori i klubit, Sinan Idrizi, nervozohet kur përmendet rënia nga Kategoria. Më tepër me lojë fjalësh se me fakte numri 1 i klubit nuk e fshin dot gjendjen katastrofë në të cilën gjenden kuqezinjtë, duke bërë ironi me gazetarët që interesoheshin për gjendjen e klubit vlonjat” Një pikë në pesë javë është si e thoni ju, katastrofë”.

Pastaj i pyetur nëse ishin më të rrezikuarit për të rënë nga Kategoria, Idrizi sulmon: “Unë të dija Bektashi, nuk e dija që ndaje dhe pozicione në renditje”. Pas insistimit për një përgjigje, se referimi ishte mbi gjendjen në renditje administratori vazhdoi – “Pse nuk thua ti që do bjerë nga Kategoria ajo që është në vendin e parë dhe është 9 pikë larg nesh?”

Idrizi prêt shumë nga ligji i sportit, madje i ka varur aty të gjithë shpresat për të dalë nga situata delikate dhe nga mbledhja e procesit të licensimit ka dalë optimist, por humorin ia ka prishur një tjetër pyetje, ajo mbi pagesat që duhet të bëjë Flamurtari për lojtarët e sezonit të kaluar: “Nuk kemi bërë asnjë pagesë. Kur do ti bëjë? Kur ta bëj do ta jap ty listpagesën…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *