• |
ide | kryesore

Liverpool ka një lojtar që i ndjell tersin skuadrave kundërshtare

Sport



Autori i përmbysjes historike të Liverpool ndaj Barcelona dhe i golit të sigurisë në finalen e Champions League kundër Tottenham, Divock Origi është njeriu që po të shënoi gol të “merr më qafë”… Vendimtare rrjetat e tij ndaj Everton, Wolverhampton, Watford, Newcastle dhe Sunderland në garën për të fituar me çdo kusht titullin e Premier, të cilën e mbyllën në vendin e dytë. Ajo që e dallon lojtarin e Liverpool është fjalia vijuese: Origi është një ndëshkim i vërtetë për skuadrat të cilave iu shënon.

E vërteta është se të gjitha klubet të cilave iu ka shënuar gol janë duke kaluar kohë krizash. Barcelona dhe Tottenham janë larg asaj që ishin verën e kaluar. Everton “lundron” në gjysmën e dytë të tabelës, në vendin e katërmbëdhjetë. Edhe më keq për Wolves, Watford, Newcastle të gjitha të impenjuara për mbijetesë. Në këtë pikë, përveç cinizmit ekstrem përballë portës, kundërshtarët duhet të shqetësohen dyfish për pasojat e golave të tij…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *