• |
ide | kryesore

Një tjetër dasmë mbretërore, fejohet princesha

Paparazzi, Slider



Princesha Beatrice u fejua sot në mëngjes.

Buckingham Palace konfirmoi se i dashuri jashtëzakonisht i pasur i Beatrie-s, Edoardo Mapelli Mozzi, i propozoi princeshës gjatë një fundjave në Itali. Gjithashtu, u konfirmua se dasma do të mbahet diku përgjatë 25020-s. “Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin e fejesës sonë,” tha çifti në një deklaratë për shtyp. “Jemi shumë të emocionuar që po nisim këtë aventurë bashkë dhe mezi po presim të martohemi. Kemi kaq shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë që do të na shërbejnë si themele për vitet plot dashuri dhe lumturi që na presin.”

Mesa duket, fotot e fejesës u realizuan nga motra e Beatrice-s, Princesha Eugenie. “Eugenie realizoi fotot me ngjyra, sepse vajzat e mia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën,” shkruajti nëna e tyre, Sarah Ferguson, në Twitter. “Fotot bardhë e zi u realizuan nga Misan Harriman, në Royal Lodge, Windsor Great Park.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *