• |
ide | kryesore

Pas SHBA, edhe BE me të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendimi për të emëruar një të dërguar të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë është tashmë i sigurt. Burimet diplomatike i thanë Radios Evropa e Lirë se vendimi pritet të shpallet pas seancës dëgjimore me shefin e ardhshëm të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Parlamentin Europian.

Borrell, i cili vazhdon të shërbejë si ministër i Jashtëm i Spanjës, e ka ndarë idenë edhe me disa kolegë të tjerë të vendeve të BE-së. Deri tani nuk ka emra konkretë, por sipas burimeve ai duhet të jetë ose të ketë pasur postin e ministrit të jashtëm.

Seanca dëgjimore e Borrell-it në Parlamentin Europian është caktuar të zhvillohet në datën 7 tetor, datë kur pritet që ai të marrë konfirmimin zyrtar.

Ideja për emërimin e një të dërguari europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë erdhi pasi administrata amerikane emëroi Mathew Palmerin si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin. Ky vendim i Uashingtonit, erdhi në sfondin e përzgjedhjes së Borrell-it, që vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Emërimi i të dërguarit të posaçëm, sipas diplomatëve, duhet të përfundojë përpara se Borrell të marrë detyrën e shefit të diplomacisë europiane, pra para 1 nëntorit të këtij viti.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, është ndërprerë qëkur Kosova vendosi të zbatojë një tarifë prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë ka thënë se pa heqjen e taksës, dialogu nuk do të vazhdojë./ REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *