• |
ide | kryesore

Profil/ Dy fytyrat e Lulzim Bashës sipas amerikanëve

Arkiva, Kryesore



Mesazhi i fundit i ambasadës amerikane në Tiranë ka shkaktuar tepër konfuzion mes ndjekësve të politikës në vend. Sepse një lavdërim i papritur për liderin e PD-së, Luzim Basha, bie ndesh kryekëput me qëndrimet që selia e rrugës së Elbasanit ka mbajtur prej disa muajsh. Ato krijojnë perceptimin e një konfuzioni të madh, për një politikan që Arvizu dikur e quante “Yll në ngritje të politikës shqiptare”, ndërsa shumë kohë më pas Donald Lu e anatemonte si njeriun që mban peng miratimin e reformës në drejtësi.

Historia po përsëritet. Që kur opozita vendosi të marrë vendimet e forta për djegien e mandateve, organizimin e protestave të dhunshme dhe më pas bojkotmin e 30 qershorit, Basha është vizatuar si delja e zezë e krizës vendase. Me një sens të theksuar për t’u përzierë në çorbën lokale, ambasada e SHBA u bëri thirrje deputetëve të PD-së mos u bindeshin liderëve të tyre për djegien e mandateve. Pastaj ajo i inkurajoi kandidatët e listës të bëheshin pjesë e kuvendin legjitim, duke tradhëtuar liderët. Etiketimet se “Basha po tradhëton zgjedhësit e tij”, se “po cënon rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit”, u bënë konsante e deklarimeve të ambasadës.

Më e nxehtë u bë situata kur në lojë u fut edhe Mathew Palmer. Pas protestave me zjarr dhe Molotov ai ta: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”. Ai u kujdes të nënvizojë se rruga e ndjekur nga liderët e opozitës “dëmton përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE”. Madje ai e shpuri në ekstrem kërcënimin për Bashën kur gjatë një interviste për Zëri i Amerikës lëshoi bombën: “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Këtë mesazh u përkujdes ta përforconte edhe ambasada në Tiranë, të cilës i rodhi në media një lajm, se një përfaqësues i sai i kishte përcjellë mesazhin liderit demokrat për mosprishjen e zgjedhjeve: “…zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë. “Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik, i bërë apo nxitur nga ju, do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’iu klasifikojë si organizata të dhunshme!”.

Pra po t’i lexosh nga optika e sotme, Lulzim Basha është lider i një organizate në pragun e etiketimit si e dhunshme, një udhëheqës që ka tradhëtuar elektoratin e vet, që po kompromenton rrugën e Shqipërisë drejt BE, që është përgjegjës për dhunën dhe i padëshiruar për SHBA-në.

Por ka mjaftuar një pjesmarrje qesharake e një eksperti teknik të PD-së, dhe vendimi i Bashës për t’i bindur aleatët e tij që kjo të ndodhë, që ai të pikturohet krejt ndryshe nga selia e rrugës së Elbasanit. Në një komunikatë, ajo ka përshëndetur “kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.

Se çfarë lidershipi tregohet duke shpënë një ekspert teknik në një tryezë formale, këtë mund ta shpjegojnë vetëm ata që e kanë formuluar. Por pyetja kur lexon këtë konstatim ngrihet: “Cili është Lulzim Basha i vërtetë sipas amerikanëve, njeriu i aftë për udhëheqësi, apo ai politikani i dhunshëm që ka braktisur zgjedhësit e vet”.

Por ndoshta përpara se të përplasim kokën për t’i dhënë shpjegim këtij ambiguiteti, është mirë të shtrojmë një pyetje tjetër: Mos ndoshta ambasada ia ka futur kot edhe kur na ka vizatuar Bashën e zi, edhe kur po pikturon variantin e tij të bardhë? A mos i kërkojmë shumë duke pretenduar parimësi dhe koherencë, kur ajo lëshon vetëm formula diplomatike për të zgjidhur hallet e çastit?

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Kerkojne ta fusin me dhune ne sistem,per amerikanet dikush kontrollohet me mire duke qene ne sistem se jashte saj,po ja japin dhe nje here doren,o me ne,o shko me serbet e rusise,koha do e tregoje ku do shkoje lulu

    1. MBANI MEND O SHQIPTAR ,PER CFAR NE KEMI NEVOJ ,LIRIT DHE TE DREJTAT,ME DREJTESI HAK JO TE MATERIALIZUARA LIGJERUARA PRANUARA DHE VENDOSURA SIPAS GRUPEVE TE INTERESIT VENECIAS RUSIS KINES EVROPES AMERIKES INDIS APO KUJDO MENDJE NJERZORE POR LIRIT DHE TE DREJTAT NJERZORE ME DREJTESI HAK SI I KA KRIJU DHE SHPALLUR PER NE KRIJUESI GJITHESISE,KY ESHTE NATYRALITETI JON ,NESE NE PRANOJME DHE VENDOSIM I RESPEKTOJME KETO ,PRAKTIKOJME ,ATEHERE ,GJITHA MUNDESIT ,VINSI ZGJILLJE SEPSE FORMULA MUNDESIVE DHE ZGJILLJEVE VIN VETEM NGA LIRIT DHE TE DREJTAT DETYRAT DHE PERGJEGJSIT,NE NUK KEMI PRANUAR AS MIRATUAR AKOMA THEMELIN E ZGJILLJEVE,LIGJORE SI POLITIKE LIGJE DHE PERFAQSIM ,PER NJE SHEKULL NE AKOMA PRANOJME TE ZBATOJME INTERESIN E TJEREVE NDAJ NESH KU INTERESI TJETRIT NDAJ NESH ESHTE TE VAZHDOJNE KY RALITET QE KEMI ,QE NUK E PRANON ASKUSH,SEPSE TE DREJTEN E DUAN TE GJITH PER VETE DHE PADREJTESIN NUK E PRANON ASKUSH,PO TI BEHET,KJO ESHTE ESENCA KETU FILLON BURIMI ,I DOBIS APO DEMIT,KY ESHTE THEMELI PERCAKTIMIT TE ECURIS, KJO ESHTE QARTESIA,GJALLERIA ZGJILLJET SHPRESA, SHPETIMI ,TE GJITH FLASIN PER DREJTESIN KETU E NJE SHEKULL POR DREJTESI KA VETEM 1 ATE E PERCAKTOJ DHE KRIJOJ VETEM ZOTI ,KRIJUESI GJITHESIS, VETEM AJO ESHTE VULA ZGJILLJEVE,GJITHCKA NE NA MUNGON, INTERESI QE KETO KAN NDAJ TE DREJTAVE ,TONA NE PASURI ,ZHVILLIM MIRQENIE ,TE ZBATOHET KJO NUK ESHTE DREJTESI ,SEPSE U ZBATUA NE NJE SHEKULL,KU INTERESI NJE PALE PER DICKA BEHET PADREJTESI PER PALET TJERA NDERSA PADREJTESIN KORRUPSIONIN GJITH KAN PRANUAR TA NDESHKOJNE ME LIGJE DHE VEPRIME ,DHE PER NJI SHEKULL KJO KLAS POLITIKE ESHTE PERGJEGJESE PER GJENDJEN TONE BASHKE ME PERKRAHESIT E TYRE ,KETA NA GRABITEN PRONAT JETEN TE ARDHMEN ,ME STANDARTE TE DYFISHTA,LIGJE DHE POLITIKA TE BUKURA ,DHE VEPRIME NGA ME TE PADREJTAT,QE JA KALOJN PUSHTUESIT ME INJORANT,KOJ NUK ESHTE POLITIK AS DREJTESI KY ESHTE PUSHTIM I ORGANIZUAR, I KOMBIT SHQIPTARE,KU NE PRAPAVIJE VIN ,NDIHMESIT DIREKTQE KETA JU SHERBEJNE,SKA DOMETHENIE TJETER KETA DUAN TE NA SHESIN SAPUNIN PER DJATH JO ZOTERINJ TASHME E KA ZBULUAR SHIJA,PADREJTESIA PLOTSOJ KUPTIMIN,NDOLLEMI NE EKSTREM ,DHE BINDJE ,RRETH ZHVILLIME ,POR QE DUHET TE FUTEMI NE FAZE KUNDERSHTIMI DHE PRANIMI SI POPULL TE KERKOJME SEJCILI TE DREJTEN HAKUN ASHTU SI ZOTI KA PERCAKTU DHE KRIJU PER NE DHE KUNDERSHTOJME PADREJTESIN ,NJE NDJESI DHE DOMOSDOSHMERI PER GJITH PJESTARE TE RACES NJERZORE,PJES E NORMALITETIT NE NATYRALITETIN NJERZORE ,DHE KUNDERSHTOJME PADREJTESIN ,TE VERTETEN E NJOHIN DHE PERFAQSOJNE VETEM PERFAQSUESIT E VLERAVE,AS DOKTORI AS BUJKU ,AS VETERINERI AS KARROCIERI AS PUNTORI RRUGES ,E KUSHDO QE PRETENDON ,SE DO MALLE PERGJEGJSI MBI NE SI POPULL KEMI TE DREJTEN TI THEMI KUSH JE TI,KE PERFAQSON TI ,DHE CFAR PRETENDON TI ,NE,CFAR LIGJESH MBESHTETESH TI ,CILI ESHTE PROJEKTI I ZGJILLJEVE PER PROBLEMET QE KENI SJELL 1 PRONAT ,2 LIRIT DHE TE DREJTAT ,ZHVILLIMIN ,CILA ESHTE AFTESIJA JOTE,CILI ESHTE ORGANIZIMI JETES SHOQERORE QE MENDON TI SUKSES PER KALIMIN NGA PROBLEMATIK POLITIKE LIGJORE VEPRUESE NE SUKSES TERHEQES PRAKTIK,NA QARTESO ,SHKENCERISHT DHE PRAKTIKISHT,NE MENYR QE POPULLI TE QARTESOHET LEHTE DHE PRANOJNE SI TE AFTE,,VETEM KESHTU O POPULL ,PERMES KERKESES DHOGARIR DHE DHOGARILLENIES ARRIHEN QARTESIA DHE MARRVESHJET SHOQERORE POPULL ULLEHEQES ,DHE POPULLI BRENDA VETES VETEM KESHTU PASTROJM TE KEQEN DHE AFROJM TE MIREN NE MEZIN TONE,SE POLITIKAT AKTUALE LIGJET DHE ZBATIMET ME KLASEN DREJTUESE AKTUALE KAN VETEM NJE PERFUNDIM ORGANIZIMI QE KETO TE BEHEN ZOTER TE VENDIT ,LARGOJN SHQIPTARET DHE ZEVENDESOJN ME KOMBESI TJERA DHE KESHTU PER GJITH CFAR KAN BERE NUK I JAPIN KUJT DHOGARI,KETA VET E KAN PRANUAR ME LIGJ NDESHKIMIN E KRIMIT DHE VET VAZHDOJN KRIMET KUNDER NESH,SE FUNDEMI MINISTRI BUJQESISE BEN THIRRJE PER TE SJELLUR REFUGJAT TE HUAJ PER PUNSIM ,NDERKOHE QE E KAN POPULLIN E VET PA PUN DHE DESHIROJN TI IMPONOJNE LARGIMIN JASHTE, PER NJE COP BUK DUKE E GRABITUR DHE SHKATRRUAR PER NJE SHEKULL ,DUKE QEN MUNDESIT QE POPULLIT TI RRISIN RROGAT PERMIRSOJN CILSIN E JETES ,I IMPONOJNE LARGIMIN PERMES RRETHANAVE QE KAN KRIJUAR,,KJO ESHTE ARSYEJA QE POLITIKANET TANE PARAQITEN SI DROGAXHI ,BUDALLENJ ,KUNDER NJERI TJETRIT,POR NE FAKT JAN NJESH ME IDE DHE VEPRIME TE PERQENDRUAR VETEM NE NJE PIKE QE TROJET SHQIPTARE TI KEN ME TAPI NE EMER TE TYRE DHE SHQIPTARET TI ZEVENDESOJNE ME TE HUAJ,DHE KETO TE BEJNE SI TU DOJNE QEFI,JO ZOTERI JU THEMI GJITHEVE KETU LINDEN TE PARET TANE,ESHTE VENDI DHE E DREJTA JONE DHE BAZE SAJ DO PARAQESIM GJITH KERKESAT DHE ANGAZHOHEMI NE DETYRIME ME DREJTESI HAK DHE KUJT NUK I PELQEN TE MBROJNE RESPEKTOJNE TE DREJTEN E TJERIT ASHTU SIC KERKON TE DREJTEN E VET ,ME POLITIKA LIGJE DHE VEPRIME DUHET TI THEMI NJE ZERI ,TE GJITH SI POPULL ,QOFTE POLITIKAN QOFTE JO POLITIKAN QOFTE MINORITAR MARRSH ,NGA KY VEND TI MIGRO ,SE MERITON SE KETU ESHTE VENDI I TE DREJTES DHE MUNDESIS PER TE DREJTIT KY VEND KJO TOK E BEKUAR QE ZOTI NA LLA QE ME ILIRET MIJRA VITE ME PARE ,U PERKET TE DREJTEVE NJERZVE TE MIRE VLERAVE ATO QE E MERITOJNE BAZ KRITEREVE QE ZOTI KA PERCAKTU DHE ULLHEQESIT AS DO JEN ME POLITIKA LIGJE DHE VEPRIME AS NGA VENECIA AS EVROPA AS RUSIA AS AMERIKA AS TURQIA AS KINA VETEM SE SI KA THAN I MALLI ZOT DHE BAZ KRITEREVE DO KEMI MIQESI TE HAPUR ME TE GJITH BOTEN ,KUR NE NUK MUND TE BEHEMI PER VETE TE DOBISHEM NUK MUND TE BEHEMI DHE JEMI AS PER BOTEN ,SEPSE DHE BOTA ME PAR CON LUGEN E USHQIMIT NE GOJEN E VET PASTAJ SIPAS INTERESIT UA JEP TJEREVE 1 PER TE FITUAR 10, KESHTU QE DHE NE DOMOSDOSHMERISHT ,DUHET TE DUAM VETEN ME PARE ,TE DREJTAT TONA PASTAJ TJERET THJESHT NJE NATYRALITET NJERZORE NE NATYRALITETIN E VET ME TE DREJTAT DHE DOMOSDOSHMERIT DETYRAT DHE DETYRIMET ,PERGJEGJSIT PERMES TE DREJTES HAKUT DHE KESHTU PADREJTESIA E BRENDESHME RAJONALE NDAJ NESH APO NDERKOMBETARE NUK E KTHEN VENDIN NE FUSH INTERESI DHE KONFLIKTE INTERESI DERI TEK LUFTA POR VEND NORMAL TE ZHVILLUAR ME BURIM DOBISH DHE VLERASH PER VETE DHE NDIHMES, KONTRIOBUES PER TJERET NE DOBI,VETEM NE KETE KENDVESHTRIM UN ,SHOH ZGJILLJET DHE KALIMIN NGA PROBLEMATIKAT NE NORMALITET ZHVILLIM ,TE VENDIT PERDERI SA MUNDESIT ZOTI I LLA ULLZIM TE DREJTE BEGATI NATYRORE ME NENTOKE DHE MBITOKE SUPER TE PASUR DHE NJE POPULLSI INTELIGJENTE NDONSE TE PERDHUNUAR MASHTRUAR NENSHTRUAR POR ,TE BEGAT DHE NE ZGJIM PER TU ANGAZHUAR NE ZGJILLJET DHE DOBIN E VET,,,KY ESHTE MENDIMI IM PERSONAL ,I BERE PER GJITH ATE KATEGORI NJERZORE QE KERKOJNE PAQE LUMTURI BEGATI ZHVILLIM ZGJILLJE PER GJITHCKA KEMI NEVOJE ESHTE ZOTI DHE VETEM ZOTI KRIJUESI GJITHESIS ULLZIMI TIJE,KJO ESHTE E DREJTA IME PER TE SHPREHUR MENDIMIN E LIRE ,PERMES LIRIS SE FJALES DHE MUNDESIVE TE KOHES I FTOJ ATO QE DIN ME SHUM ME MIRE DHE ME BUKUR QE KETE KOMENT TA PERMIRSOJNE SEPSE KJO FRYME ESHTE E DOBISHME PER QENIEN NJERZORE EDHE PER TYE PADREJTIN SEPSE E FRENDON NGA PADREJTESIA DUKE E RUAJTUR NGA SHKATRRIMI TIJE,DHE I JEP MUNDESI PER TU BINDUR QE LARGIMI NGA PADREJTESIA ESHTE ME I DOBISHEM PER TE SESA QENDRIMI NE PADREJTESI DUKE I LLENE BINDJEN ,QE NUK MERITON TA MARRE PERGJEGJSI MBI POPULL PERDERI SA SKA NDJENJEN E TE DREJTES VLEREN E SAJE ,DHE AFTESIT PER TE ,E KESHTU BEHEN TE DOBISHEM PER VETEN E TYRE,SEPSE GJITHCKA VIHET NE LEVIZJE NE ZHVILLIM SIPAS VLERES MERITES DHE GJITHCKAJE I JEPET VLERA QE MERITON DUKE I MUNDESUAR SEJCILIT NE KETE VEND TE ANGAZHOHET NE DOBI I LIRE PAVARUR ME PERGJEGJSI DHE MERR ATE QE MERITON BRENDA TE DREJTES QE I TAKON ,KESHTU ,BREZAVE QE VIN TE ARDHMEN NUK JUA SIGUROJME RRUGEVE TE BOTES POR NE VENDLINDJEN E TE PAREVE TE TYRE,GJITHCKA NE KETE KOMENT U BE ME QELLIM TE MIRE PER TE GJITH ,PRANDAJ JU KERKOJ NDJESE TE GJITHEVE PER NDONJE SHPREHJE QE DIKUJT SI PELQEN POR QE E VERTETA NE ZHVILLIMIN E VET KUR NJERZIT ANGAZHOHEN NE TE I QARTESON GJALLERON U JEP ZGJILLJE SHPRESE PAQE SIGURI SHPETIM ,DHE KETE SEJCILI NGA NE E DESHIRON PER VETEN E VET ,POR TANI BEHET FJALE PER TE GJITH SHQIPTARET RESPEKT PER TE GJITH

      1. PER NE SI KOMB PER SEJCILIN QE KA MEND PAS KETI RALITETI 1 SHEKULLOR KU U FOL DHE VEPRUA GJITHCKA, DHE DUKET QART E VERTETA NGA E KOTA E DREJTA NGA E PADREJTA BARDHA NGA E ZEZA E MIRA NGA E KEQA HUMBJA NGA SHPETIMI ,KRIJUESI NGA KRIJESAT ,ULLZIMI NGA KOTESIA,E VERTETA NGA GENJESHTRA,MBETET TASHME NJE ZGJELLJE PER TE GJITH O TE PRANOJME ,SI THOT KRIJESA NJERI ROBI ,KU NJERIU ESHTE I DOBET,PAFUQISHEM DHE ME EGO TE MALLE KU NJERIT NGA NE TOKEN ME PASURIT QE KA PO TI JEPET NUK NGOPET POR PER TE GJITH NUK MJAFTON AS GJITHESIA,NESE PRANOJME SI THOT ROBI ,ROBI E THOT GJITHCKA SIPAS INTERESIT VET PER PARA DHE PUSHTET,DHE MBI BAZEN E KETI IDENTITETI,QE TASHME E PROVUAM NE 1 SHEKULL KEMI RALITETIN ME NJERIUN ,IDET E TIJE NE GJITH ZHVISHEMI NGA TE DREJTAT DHE KEMI PADREJTESI KORRUPSIN MASHTRIM ,SHKATRRIM ,NDESHKIM ,KJO DUKET QART NJERIU NUK JEP DREJTESI KUJT VETEM VETES VET AI GRABIT DREJTAT DHE MUNDESIT TJEREVE AJO QE FILITET PREJ TIJE NUK MERRET ME PER BAZ MERRET AJO QE VEPROHET PREJ TIJE SE KETU ESHTE PERQENDRIMI FORMIMIT DHE QELLIMIT TIJE,,KJO ESHTE RALITET 1 SHEKULLOR NDER NE E VERTETA FLET VET, RRUGA DYTE ESHTE ME TE MALLIN ZOT SIPAS ULLZIMIT TIJE KU GJITH I MBESHTETEN ATIJE,ULLZIMI TIJE FLET PER ADHURIM OBLIGIME ,PER VETEN SEJCILI FORMIMIN E TIJE MORAL DHE SHPIRTERORE TE DREJTE,TE FAMILJES MARDHENIET E DREJTA ME FAMILJEN SHOQERIN DHE SHTETIN , RESPEKTIMIN E PRINDIT GRUAS FEMIJEVE TE AFERME FAREFISIT,DHE AFTESIMIN PROFESIONAL KERKIMIN E DITURIS SE DOBISHME DUKE MEDITUAR ULLZIMIN E TIJE KRIJESAT,KUJDESJEN NDAJ SHENDETIT DHE GJITHCKAJE DHENIEN E HAKUT GJITHCKAJE ,ME KETE PRAKTIKIM NJERIU ARRIN PERMES LILLJEVE ME ZOTIN E TIJE SIPAS ULLZIMIT TIJE GJITHCKA I MUNGON,,NDOLLEMI NE PIKA KYCE SI KOMB KU PAS ZHGENJIMIT DHE BINDJES TE ZGJELLIM SHPETIMIN ZGJILLJET ATE QE NA JEP SHPRESE SHPETIM QE ESHTE VETEM ZOTI,E JASHTA KESAJ RRUG ASKUSH TE MOS SHPRESOJNE ,SE GJITHCKA NDJEN NE SHPIRTE NJERZIT QE PARAQITEN ZI TOT UN BEJ KET E ATE DO TUA SJELLIN LUMTURIN ZGJILLJET TE DREJTAT KURR,SEPSE NJERIU ,ME KAPACITETIN E TIJE ,U PROVUA NE NJE SHEKULL ,KUR NUK LLAN RENDIMENT NE NJE SHEKULL ME TEORIT E TYRE ,KETA NUK MUND TE JAPIN KURR SEPSE NJERIU I HYRI GABIMISHT KESAJ PERGJEGJSIE PA MUNDESI DHE FUQIA AS DITURI VETEM EGO PER PUSHTET DHE PARA DHE DOBESI,,SEJCILI TASHME E KA TE QARTE RRUGEN E TIJE PER TE MOS U ZHGENJYER , SEPSE NE NATYRALITETIN E VET SEJCILI E DON TE DREJTEN HAKUN E VET TE MIREN VLERAT TE NDEROHET RESPEKTOHET NDIHMOHET ,SE NJERIU KA NGRITJET DHE ULJET E TIJE C DO GJE QE LARTESOHET DO ZBRESE ESHTE LIGJ I ZOTIT, DUKE QEN KJO ASKUSH NUK I ZQARTESON GJALLERON ZGJILL JEP SHPRESE PER TE GJITHA ME MIRE SE AI QE GJITHCKA KRIJOJ,SEPSE BASHK ME KRIJIMIN KA KRIJUAR EDHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT TE DOBIVE ZGJILLJEVE DHE I KA SHPREHUR NE ULLZIM TE TIJIN KOH PAS KOHE DERI NE PERMBLELLJEN E FUNDIT TE SHPALLJES HYJNORE KURAN DHE SYNET,PERSE BEHET KOMENTI,NGA MESHIRA PER TE PARE NJERZIT PRAKTIKISHT ASHTU SI C E NDJEJN PER VETEN E TYRE NE ZEMER SHPIRT, QE KJO RALIZOHET VETEM PERMES ULLZIMIT ZOTIT KJO DHE VETEM KJO ESHTE RRUGA SHPETIMIT UROJ MIRKUPTIM

  2. O pika ty me gjithe perrallat me serbe e ruse . Qe nuk i beson as vete e as nuk i ke besuar ndonjehere. Po i thua se duhet te thuash dicka.

  3. Per cfare do i zgjasin doren. Te behej servili i tyre. Cfare doli nga Basha u vulos ne Gjermani pike per pike.
    Morrat e kuq jane duke masturbuar .
    Jane nje prerje se i ngjajne brigadierit te arave .

    BOTA DO TE BEHET ME PATRIONE E JO ME DOBIC-KOPILA
    DONALD TRUMP

  4. tani mos i bini k**it n’laper kot! Ju u referoheni deklarateve te shume viteve me perpara me mendimin qe eshte krijuar vitet te fundit per Bashen. Ne kohen kur Arvizu deklaroi “Yll në ngritje të politikës shqiptare” a nuk ishte vertete kshu, a nuk ishte Basha qe konsiderohej nga ndjekesit e PD dhe jo vetem si figura “ndryshe” me e denje per te marre postin e kryetarit te PD mbas Berishes?! A nuk ishte Basha i vetmi nga kandidatet e PD ne bashkine e kryeqytetit qe arrin te marri numer te barabarte votash me Ramen (ok, pa 10 vota)?! A nuk ishte po Basha qe nga 2005 e deri ne 2011 ka mbajtur postin e ministrit ne dikastret kyce te vendit?! A nuk ishte Basha delfini apo i pelqyeri i Berishes per te marre postin e kryetarit te PD (beteja fallco kunder Olldashit e demostroi kete). Pra deklarata e Arvizuse ne kohen kur eshte bere ka qene ne sintoni te plote me situaten mbrenda PD-se e me situaten politike ne vend. Kalojme tek deklarata e LU-se qe perseri i referohet situates politike dhe brenda PD-se kur ai ishte ambasador. Lu deklaronte “Njeriun që mban peng miratimin e reformës në drejtësi”, ketu ska asgje kontradiktore pasi Basha ka bere c’eshte e mundur ne 2 vite qe reforma ne drejtesi te anatemohej dhe bllokohej nga partia demokratike ne parlament. Askush te mos harroje qe reforma u votua me 140 vota vetem fale kercenimeve te drejtperdrejta te ambasadorit amerikan pasi ishte bere e qarte qe ne PD ishte urdheruar qe askush te mos e votonte kete reforme. “Që kur opozita vendosi të marrë vendimet e forta për djegien e mandateve, organizimin e protestave të dhunshme dhe më pas bojkotmin e 30 qershorit, Basha është vizatuar si delja e zezë e krizës vendase” me kete pohim e keni konfirmuar vete ndryshimin politik te Bashes nga yll ne ngritje ne yll ne renie! etj etj etj

    1. Bravo i qofte duke qene se reformen e Donit koha e eksopozoi si nje deshtim katastrofal. Le te shpallet hero per rezistencen e tij patriotike nderkohe qe ju te tjeret rrinit e hanit bar.

  5. Again :”KISS MY ASS” ambasy of UUUUUSA!
    Basha nuk asht as i zi as i bardhe!Asht si te gjithe larushet poltikan shqiptar,pa shtylle korrizore,frikacake,servile,te pa integritet dhe me moral te cenuar….
    Ne fund te dites,asht pak ma ndryshe nga kllouni,karagjozi i pa skrupullt EDVER RAMHOXHA!
    “Ky stan kte bulmet ka”.ALBAQENISTANI ASHT NJE GJIRIZ MADHESHTOR,ku te gjithe jane te perlyer, ku te gjithe kane futur gishtin me provu m..in(mjaltin).ZOT RUAJE SHQ…NE NGA SHQIPKARET!!!
    …..Nepunesit e ambasy of USA ,jane thjeshte ca burokrat,te pa afte te njohin karakterin e shqipkareve.Per pasoje,ato kane deshtu te jene te pa anshem.Dhe do vazhdojne te jene te tille per sa kohe delet te jene dele,dhe ujqerit te jene te ngordhur,fatkeqsisht!!!

  6. O bushat mir per bashen e morem vesh po rama sa fytyra ka se ngado qe ta rrotullosh Ai ika celsat me ramen duhet me umarre se tu umarr me bashen ky tjetri ponacon per lesh o bushat djali

  7. Tao dhe byroisti ne mbrojtje te fytyres se luluse,ky lulu ka punuar shume per pd prandaj salihu me urdher te fazllicit e beri kryekarin e pd,pastaj me ristanin e bene dhe kryekar te bashkise me -10vota eshte I vetmi qe fiton me minus vota o byroist shurranjos e shpellar,por sot ta futi ziguri me komentin e tij,duhet te punosh me shume me komente qe salihu ta shperbleje dhe ty si zigurit qe e quan ekselent

  8. O ipaemer i rames o te qifte Ali gerrneta ishalla sa her ibie fyllit ne nje brim fajin eka berisha megjith se rama ka 6vjet qe ka marr qeverin me celesa ne dor or shushnja bashke me ate vampirin kryminister qe po ipini gjakun nje populli o ju shtypete makina mutit ishalla

  9. Te krahasosh Bashen me gjith politikanet shwipetare eshte sikur te krahasosh naten me diten . Te gjithe politikanet e tjer me perjashtim te Bashes e kan mendesi komuniste Basha eshte politikani i edukuar ne perendim dhe politikani me perendimor ne Shqiperi . Sa per Bushatin po kthehet ne origjin megjithate disa shkrime te tije i vlersoje

  10. Kam thene qe dalja e opozites nga parlamanti dhe protestat, ishin shansi jone dhe jo i saji per te rrezuar njehere e mire e sistemin. Shqiptaret nuk e kuptuan, se po te vepronin masivisht dhe vendosmerisht ne ate moment eksploziv, nuk kishte Lul apo Lu nene ta mbronte sistemin nga rrokullisja. Ne nuk e ndoqem rrugen e veshtire. Sa per lulin, ai e ka pasur gjithmone te hapur rrugen e lehte me kthim ne sistem, me reforma zgjedhore, me shendetesi falas e me gallata te tjera me te cilat genjehen shqiptaret sapo i mbaron kujtesa. Sa shpejt i mbaron ajo dreq kujtese?! Nuk deshtoi rruga e Lulit, por e shqiptareve qe kuptojne me shume dhe paten vendos mos me ik sic bene te tjeret. Tani ta mbajme me shendet “paqen politike” dhe te presim rilindasin e radhes me bekim amerikan, qofte Luli, Veliaj apo Spiropali. Do jete e njejta gje, vetem se shume me keq.

  11. Mos u merzisni per lulune,ai I mjeri pershesh po ha,po ju shurranjose e shpellare duroni se lulu e salih do kthehen per ju po mundohen,ju vazhdoni punoni per ta

  12. Nuk ka fare nevojë që të bësh krahasime të pa krahasueshme për meritat e Ramës apo Bashës në politikë.
    Mjafton të krahasosh paraqitjen në publik të këtyre dy politikanëve.
    Krahasoni paraqitjen joserioze e anormale të Ramës që nga mënyra estetike e veshjes apo e gjestikulacionave e pantonimave prej një aktori ordiner, me paraqitjen serioze e të kulturuar të Bashës.
    Krahasoni mënyrën e komunikimit me publikun .
    Krahasoni kjartësinë e seriozitetin e fjalimeve të Bashës mbështetur në argumenta e fakte konkrete, me fjalimet pa asnjë përmbajtje konkrete llogjike të Ramës e gjuhën vulgare që përdor ai.
    Basha me qetësi, argumenta e me forcë e elokuencë intelektuale denoncon krimet e kundërshtarëve politikë, kurse Rama me nervozitet del kundër cilitdo që denoncon krimet duke i ofenduar e quajtur me nofka, “kazanë, kadrij, shqup, gjumash etj”
    Mjafton pra vetëm ky krahasim viziv që mund ta dallojë kushdo, për të mos shkuar në krahasimet e meritave e aftësive qeverisëse, cilësive morale , intelektuale e qytetare.
    Për të mbuluar me gjethe fiku karagjosllëqet e Ramës, propogandohet me hipokrizi se atij i falen të tilla qëndrime “origjinale” pasi është “artist”.
    Kaq për krahasimet,
    Kurse sa i përket abuzimit të përhershëm mediatik me fjalët përgjithësuese “ndërkombëtarët” , “SHBA” apo “BE”, harohet fakti se në cilindo vend demokratik (duke lënë mënjanë shtetet diktatoriale apo me demokraci të pa konsoliduar), ka përplasje diku më agresive e diku më pak, midis grupeve politike të djathta e të majta, veçanërisht gjatë periudhave të zgjedhjeve e propogandave elektorale.
    Ne shqiptarët e mësuar me stilin komunist të paraqitjes së gjërave bardh e zi, motivuar me luftën e egër të “proletariatit” kundër “kapitalizmit”, të varfërve kundër të pasurve,, vazhdojmë akoma me të tilla përceptime anakronike .
    Fakti se në SHBA e në Europën perëndimore, me sistemin kapitalist demokratik të shtetit ligjor u arritën suksese të jashtëzakonëshme në të gjitha fushat sa i takon mirqenjes së përgjithëshme sociale, krejtësisht ndryshe nga sistemi socialist që i çoi vendet një shekull më pas në nivelin e jetesës dhe të drejtave të individit, është një tregues se kapitalizmi demokratik arriti ti zgjidhë më mirë problemet sociale sesa socializmi që motivohej me këtë qëllim.
    Është kjo arsyeja që vendet e sistemit soxialist e flakën tej para 30 vitesh në Europë ate sistem, e ju bashkuan sistemit të Europës perëndimore e nuk ndodhi e kundërta.
    Nuk ka sepse të mgatërojmë qeverisjet korruptive mafioze, me sistemin kapitalist demokratik, e duke u nisur nga qeverisjet mafioze pseudo kapitaliste, të sulmojmë sistemin e shtetit ligjor të kapitalizmit demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *