• |
ide | kryesore

San Siro i ri, me simbole domethënëse: zbulohet dizajni

Sport



Dy unaza që kryqëzohen “që përfaqësojnë Interin dhe Milanin, rivalë, por të bashkuar në projekt”. Kështu arkitekti amerikan David Manika ka prezantuar projektin e Manika+Sportium për San Siron e ri. Një impiant oval në stilin klasik, mbi të cilin dominojnë saktësisht dy unaza me mundësinë e “personalizimit” të stadiumit me panele dhe drita: të kuqe kur luan Milani, blu për Interin.

“Një stadium për tifozët, që nuk do të jetë një katedrale”, ka shtuar Manika, që ka nënvizuar se si projekti paraqet më shumë vende të ulura pas portave, duke shtuar edhe një ndërthurje të ndenjëseve më të vogla të vendosura më pranë fushës. Fasadat do të jenë të përbëra nga panelet me 16 mijë fytyrat e tifozëve”.

E veçanta është në pjesën e jashtme të impiantit, ku mbi zonën tregtare është zgjedhur të mbahet terreni historik i lojës i San Siros që do të kthehet në një fushë ku gjithëkush mund të luajë. Stadiumi, sipas projektit do të jetë një lagje më vete, me 10 hektarë kopshte dhe një park të madh në qendër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *