• |
ide | kryesore

Vendimi/ Gjobë Barcelonës: Griezmann kushtoi 120 milionë e… 300 euro!

Sport



Me një bilanc blerje, transferimi i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid i ka kushtuar Barcelonës 120 milionë… e 300 euro! Klubi katalanas në fakt është gjobitur nga Komiteti i kompeticionit spanjoll për parregullsitë e sinjalizuara nga Colchoneros në transferimin e francezit në Katalonjë. Sipas Atletico palët kanë nisur të negociojnë kur lojtari ishte ende nën kontratë, gjë që është e ndaluar. Refuzohet kërkesa për skualifikim e Camp Nou.

Federata spanjolle ka adoptuar masën alternative mbi kërkesën kryesore, që ishte mbyllja për një ndeshje e stadiumit të Barcellona, duke aprovuar sanksionimin e katalanasve me 300 euro gjobë, pasi kanë shprehur qendrimin e tyre se provat e prezantuara nga Atletico, në mbështetje të tezës së parregullsisë “nuk janë të mjaftueshme, për të mbyllur një ndeshje stadiumin”.

Atletico reklamonte faktin se Griezmann e Barcellona kishin nisur bisedimet për 14 milionë euro komision për agjentët e lojtarit që në mars, kohë kur klauzola e zgjidhjes së kontratës ishte 200 milionë euro, që më pas u bë 120 milionë në korrik, kur Barça doli zyrtarisht në bisedime. Provat e sjella nuk kanë bindur gjykatësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *