• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e ndjekjes “si nëpër filma” të gomones së shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Policia greke njoftoi një ditë më parë se arrestoi 2 shqiptarë dhe një italian në bordin e një gomoneje që ishte pikasur fillimisht në ujërat turke. Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart.

“Kathimerini” publikoi edhe pamjet e denja për një filma aksion. Mediat greke thonë se gomonia ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë ku ka transportuar kanabis dhe është kthyer me heroinë, por në bord nuk u gjet lëndë narkotike. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *