• |
ide | kryesore

Video/ Katër minuta dhe dy gola: Belotti fundos Milan e Giampaolon

F1, Sport, Video



Marco Giampaolo e kishte marrë paralajmërimin, pas humbjes në derbi, e tani pas kësaj humbje me Torinon gjërat komplikohen për Milan e për teknikun e Djallit. Fitore e jashtëzakonshme, me përmbysje e Torinos, që mposht 2-1 kuqezinjtë, duke u ngritur në këmbë pas dy humbjeve radhazi.

Milan u duk autoritar në pjesën e parë dhe avantazhi i Piatek me penallti, legjitimoi supremacinë kuqezi përballë granatave. Për polakun goli i dytë në kampionat e të dy nga pika e bardhë, por që këtë herë nuk mjaftoi për ti dhënë suksesin kuqezinjve dhe frymëmarrje Giampaolos.

Vendosi dygolëshi i ‘Gjelit’ Belotti mes minutave 72’ e 76’, që ndryshuan fytyrë në pjesën e dytë. Sulmuesi i kombëtares italiane shfrytëzoi pasigurinë e Donnarumma në golin e parë, ndërsa në të dytin tregoi gjithë klasin e tij, në një akrobaci që nxorri KO përfundimisht Milan. Rikthimi në fushë për Bonaventura, pas një vit mungese, nuk ka qenë kaq me fat, ndërsa Milan mund të inatoset me dy rastet e humbura në kohën shtesë: i turpshëm rasti i humbur nga Kessie, që dy hapa larg Sirigu gabon një gol të sigurtë, ndërsa portieri është spektakolar në goditjen me kokë të Piatek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *