• |
ide | kryesore

(VIDEO) Një tërmet i fortë godet Stambollin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një tërmet i fortë prej 5.7 ballësh ka goditur Stambollin në Turqi rreth 30 minuta më parë.

Tërmeti e kishte epiqendrën 66 kilometra larg Stambollit. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek njerëzit. Godinat janë evakuuar menjëherë. Raportohet se rrugët e qytetit të madh janë mbushur me njerëz të tmerruar nga ky tërmet.



3 Comments

  1. Një tërmet me magnitudë 5.7 (pra me fuqi 26% më e lartë se e tërmetit tonë) nga lajmet e deritanishme duket se ka shkaktuar në Stamboll shumë më pak dëme se sa tërmeti ynë me magnitudë 5.6. Pra, deklaratat se një tërmet si i yni do kishte bërë namin në Stamboll paskan qënë të pasakta 🙂

    1. O ndertues merru me ndertimin se nga sismika sja paske haberin. Rritja ne shkalle e termeteve nuk do te thote rritje ne progresion matematik por ne progresio gjeometrik. Pra nje termet 5 balle rihter cliron nje energji 10 here me te madhe se se ai i shkalles 4. Pra nese eshte i magnitudes 6 do te thote se cliron 100 here me teper energji se nje termet me magnitude 4.

      1. @Berati, më vjen keq por e ke lexuar gabim përgjigjen time. Së pari, më duhet të të korrigjoj: nga magnituda 5 në 6 energjia e çliruar rritet me rreth 32 herë. Së dyti, mbase nuk u shpreha saktë, por po i referohesha amplitudës së zhvendosjes (përdora termin “fuqi” popullorçe, por nuk është korrekt). Së treti, ka progresion aritmetik dhe gjeometrik. Nuk ekziston “progresion matematik”. Shihi llogaritjet mirë edhe një herë e mos u nxito 🙂 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu