• |
ide | kryesore

Zgjedhja e kryeprokurorit/ Dosja e zezë e Arta Markut

Arkiva, Kryesore



Pak ditë se të vendoset për fatin e saj, Arta Marku e bëri edhe shërbimin e fundit. Ajo e rreshtoi Prokurorinë e përgjithshme jo vetëm si një nga organet që mbron krimin në pushtet, por edhe si një vegël të rëndomtë të nevojave të Rilindjes. Sapo qeveria nisi një fushatë absurde kundër lajmeve të rreme, që sipas saj shkaktuan panikun pas tërmetit, kryeprokurorja lëshoi një urdhër të paligjshëm. Ajo urdhëroi prokurorinë e Tiranës të merrej me këtë rast. Por në fakt, ligjet e reja të reformës në drejtësi e zhveshin shefin e institucionit të akuzës nga kjo kompetencë. Ato i kanë vetëm prokurorët e veçantë që merren me çështje konkrete (Lexo këtu).

Pra edhe sikur të mos ishte e përkohshme (gjë që ia kufizon së tepërmi kompetencat) znj. Marku nuk kishte mundësi ta hidhte këtë hap. Jo më me statusin që ka.

Por ajo e bëri dhe për arsyen nuk ka më askush asnjë dyshim: Ajo pret të shpërblehet për shërbimet që i ka kryer shumicës në pushtet.

Sepse Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjendet në hapat e fundit për renditjen e tre kandidatëve (të kualifikuar në garën për Prokuror të Përgjithshëm). Dhe për Arta Markun mbeten dy mundësi. Ose të votohet me 94 vota nga parlamenti, ose nëse Kuvendi nuk e mbërrin këtë konsensus, të arrijë të rreshtohet e para, mes konkurentëve, gjë që do ta bënte automatikisht kryeprokurore.

Dhe kështu gruaja që u emërua prokurore e përgjithshme e përkohshme, në mënyrë antikushtetuese dhe të njëanshme nga shumica socialiste, do të vishte edhe kostumin legjitim të postit që mban.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja

Nëse kjo ndodh, ajo do ta merrte këtë bonus vetëm për arsye politike dhe aspak për aktivitetin e saj, qoftë si prokurore e rëndomtë e Shkodrës, qoftë për bëmat në krye të prokurorisë. Dosja e saj është tërësisht e errët. Jo vetëm se transferoi në mënyrë të paligjshme prokurorët e çështjes Tahiri, duke e lënë atë hetim të mangët, jo vetëm sepse sorrollati dhe shkatërroi hetimet e vjedhjes së votave, që po të mos kishin dalë në shtypin e huaj nuk do të merreshin vesh kurrë nga shqiptarët, jo vetëm se la të ikë drejt Italisë, pa e hetuar si duhet, vëllain e ish-ministrit të Brendëshëm Xhafa. Përpos tyre, mbi të rëndojnë edhe shkelje konkrete.

Me të marrë emërimin, znj Marku shkarkoi nga detyra disa drejtues të prokurorive të rretheve dhe të Prokurorisë së Pëgjithshme, duke komanduar të tjerë. Kur u parball personalisht me procesin dy standartësh të Vettingut, aty megjithëse e kaluan, ia thanë në sy se pati dështuar në ndjekjen e një metode për ripërtritjen e Prokurorisë. “Që nga riorganizmi i nisur në Janar 2018, nuk është bërë asnjë hap për të miratuar ndonjë procedurë”, mbeti e shkruar nga ky proces.

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Por ka edhe më. Ajo jo vetëm që bëri lëvizje të papërshtatshme dhe kaotike, por nuk kishte as mandat ligjor për t’i bërë ato. Të gjithë e mbajnë mend se socialistët e shitën zgjedhjen e saj të përkohshme në bazë të një konsensusi me euro- amerikanët. Ata thonin në çdo studio televizive atë që kishte pëcaktuar Euralius dhe OPDAT, në justifikimin për zgjedhjen e saj. Dhe aty qe e shkruar se ajo nuk kishte kompetenca për transferime, por vetëm të “përmbushë detyrat që janë të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, prokuroritë në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe Policinë e Gjykatës.”

Por ashtu sikurse shkeli kohëzgjatjen (socialistët kur e zgjodhën përbetoheshin se do të qëndronte vetëm 2- 3 muaj), ajo shkeli edhe kornizën e kompetencave. Akti i saj më i diskutueshëm ishte emërimi i shoqes së saj Donika Prela, ish drejtuese e prokurorisë së Durrësit, që i kishin vjedhur dosjet nga institucioni, e cila u vendos në krye të Krimeve të Rënda, pikërisht aty ku duheshin sfumuar patatet e nxehta që përvëlonin pushtetin.

Në gusht 2018, Marku përfitoi nga një kundërshtim procedurial i disa prokurorëve të krimeve të rënda dhe ajo vendosi nisjen e hetimit disiplinor për shtatë prokurorë dhe urdhëroi transferimin e tre prokurorëve nga krimet e rënda në prokuroritë e rretheve. Urdhëri i saj u shfuqizua nga Gjykata Administrative, si dhe u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ajo pranoi publikisht shkeljen e ligjit kur u hap debati i ekstradimit të financierit të bandës së Habilajve, Nazer Seiti. Me një komunikatë ajo pranoi se ai nuk duhej kryher, por për të justifikuar këtë, përdori një gënjeshtër absurde: “Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, nën varësinë direkte të saj, nuk e dinte që Prokuroria e Krimeve të Rënda po hetonte Seitin”.

Sa herë u desh që të bëhej barazpeshë politike mes skandaleve të pushtetit dhe fajësive të opozitës, pas çdo afere prokuroria u kujdes të thërriste mediatikisht si të pandehur kreun e PD-së, për financime të paligjshme lobimi në Amerikë.

Ajo e humbi betejën ligjore të nisur në gusht 2018, për nisjen e hetimit disiplinor për shtatë prokurorë dhe transferimin e tre prej tyre nga krimet e rënda në prokuroritë e rretheve. Gjykata Administrative dhe KLP u dhanë të drejtë atyre.

Në qershor 2019, Marku shpërfilli në mënyrë të paligjshme dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, nëpëmjet një udhëzimi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, edhe pse kjo datë ishte shfuqizuar nga Presidenti.

Në gusht 2019, Arta Marku vendosi në mënyrë antiligjore që dosja e nxehtë e vjedhjes së votave në Dibrër të kalojë në prokurorinë e këtij rrethi pa miratimin e gjykatës. Marku argumentoi se duke qënë se nuk ka akuza për personat nën hetim, nuk është i nevojshëm miratimi i gjykatës për pushimin e çështjes.

Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

Pra në gati dy vite, që kur u betua mes tymit dhe flakëve të kuvendit se do të zbatonte atë kushtetutë, që e shkeli që me emërimin e saj, Arta Marku ka mbajtur vetëm një zotim: atë për t’i shërbyer pushtetit okult që e zgjodhi. Ajo e ka bërë detyrën e saj. Tani ashtu sikurse tregoi edhe me urdhërin e fundit në mbrojtje të propagandës së rilindjes, ajo pret të marë shpërblimin: të zgjidhet me mandat të plotë, duke i vënë një njollë të zezë reformës në drejtësi që sapo ka nisur.

©Lapsi.al

Analiza/ Manipulimi i Arta Markut me dosjen 339



6 Comments

  1. Kjo duhet cuar ne burg per gjithe keto shkelje me dashje qe ka bere, jane futur varfanjaker e hallexhi per 2.000 leke ,kjo sherbetore e shemtuar duhet te shkoje pas hekurave si ajo e Maqedonise. Vetem keshtu jepet shembulli i pandeshkueshmerise

  2. Ka nje opsion tjeter

    ko mund te rrije e perkohshme POR ne fakt intereson me shume te jete e perhershme , e dobet dhe elehte per tu heur zevendesuar ne cdo moment

    Qe do te thote qe Rilindja e Emeron Artisten te Magjishmen, Arta, per ta shitur si kembim neser ne negociatat per zgjidhjen e krizes, duke e ribere procesin do te vonohej mjaftueshem por qellimi eshte berja pis, dhe prishja e ketij procesi , pra : per te gjetur zgjidhjen do te duhet te prishet ligji dhe procesi i tij, i cili do ti hape rrugen marifeteve te tjera , pasi po u prish per arten pse te mos prishte per tahirin, xhafen, ndoken roshin Ramen????
    kuptohet qe behet fjale per Ramen dhe bashkepunetoret e tij te ngushte si Tahiri , Veliaj, Xhafa etj jo per kriminela ordinere qe i duhen rames per te marre vota e per te vjedhur para ne copeza territori

    dmth eshte ne linje te plote me te gjithe pislliqet e rames.

    Pyetja eshte pse Arta dhe jo nje kandidat tjeter???

    sepse nuk duan te djegin kandidat tjeter qe ka vlera edhe pse i sponsorizuar nga Ruci si shembull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *