• |
ide | kryesore

AlbChrome/ Hapja e Traverbankut të Klosit pas 34 vjetësh

Lajme, Të fundit



Një investim madhor i AlbChrome, me vlerë afro 5.3 milionë USD ka bërë që Traverbanku i Klosit, që lidh këtë zonë me atë të minierës së kromit në Bulqizë, të realizohet tashmë. Kjo vepër realizohet pas plot 34 vjetësh. Traverbanku nisi së ndërtuari në kohën e komunizmit, për të t’u lënë më pas në harresë deri në ditët e sotme për shkak të mungesës së fondeve. Ky është angazhimi i radhës që Grupi Balfin ka ndërmarrë gjatë muajve të fundit në sektorin jetik të mineralit të kromit.

Ky investim, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD.

Investime si ai i Traverbankut, ndihmojnë në jetëgjatësinë e nivelit nr. 5 të minierës së Bulqizës, duke siguruar shumë vite të tjera punë të qëndrueshme në të.

Në vitin 1985 filloi ndërtimi i tij nga Ndërmarrja shtetërore e Ndërtimit të Minierave dhe deri në vitin 1996 u hapën 5.4 km. Në vitin 1996 u ndërprenë punimet për mungesë të fondeve nga Miniera si Investitor dhe punimi kaloi në konservim deri në vitin 2013 kur Minierën dhe bashkë më të edhe Traverbankun i mori nën administrim Grupi Balfin, i cili përmes kompanisë së tij AlbChrome planifikoi riaktivizimin e punimeve në Traverbankun 1 për ta lidhur atë me nivelin e pestë të minierës.

Si u bë e mundur hapja e Traverbankut

Gjendja në të cilën ishte lënë ky sektor nga kompanitë e mëparshme që kishin patur për qëllim vetëm shfrytëzimin e verbër për qëllime fitimi ishte e mjerueshme. Por gjithçka do të ndryshonte me vizionin e biznesmenit të njohur Samir Mane, i cili zotëron kompaninë AlbChrome përmes Grupit Balfin.

Traverbanku i Klosit ishte projektuar nga Instituti i Projektimit të Minierave në vitin 1985 dhe parashikonte lidhjen e punimeve të Transportit të Minierës së Kromit në Bulqizë në nivelin e pestë të saj në kuotën +420 m, me Impiantin e Seleksionimit në Klos dhe nëpërmjet tij do të realizohej transporti i mineralit e sterilit që do të seleksionohej në Impiant dhe do të përgatitej për transport për në Portin e Durrësit me linjë hekurudhore. Nëpërmjet Traverbankut do të mundësohej largimi për vetë- rrjedhje i ujërave nëntokësore nga niveli i pestë në Klos dhe do të shërbente si një punim që rriste sigurinë e minierës nga përmbytjet.

Pjesa e mbetur për t’u hapur prej 1875 metrash e Traverbankut 1 kishte vështirësi tekniko- minerare të mëdha pasi punimi do të çante tej për tej luginën e Vajkalit, e cila ishte e njohur për formacione të dobëta e ujëmbajtjeje, mbi vlerat normale të ujëmbajtës së shkëmbinjve nëntokësorë.

Me përfundimin e këtij investimi sigurohet vazhdimësia pa ndërprerje e punës në pusin nr. 3 dhe rritja e sigurisë së operimit të këtij pusi, për t’i shërbyer marrjes së rezervave që janë hapur nga investimi tjetër madhor i Albchrome me ndërtimin e Pusit nr. 9, investimi më i madhi i ketij lloji në vendin tonë.



4 Comments

  1. po si eshte e mundur flisni gjithe kohes per oligarket dhe tani keni filluar beni reklame pozitive per to, ju te lapsit? e keni pare ne cfare gjendje mizerabel eshte bulqiza se u be me keq se propaganda e ertv!

  2. Ti o olsi o je o ben vete oligark qe investon hap vende pune investon dhe ti ndjehesh Keq,ti dhe te tjere si ti duan qe bulqiza te kthehet te rumpalla e salihut e rulit,ajo kohe mori fund o olsi,shurranjos e shpellare meren gjithe diten me oligarket duke I share duke I quajtur kriminele,psh nje nga oligaket e medhej sot eshte president

  3. O stilolaps sh reklame i beni Balfin Group dhe filialeve te tij ne menyre te vazhdueshme. Pastaj flisni per oligarke. Shame on you!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *