• |
ide | kryesore

Belotti e fundosi, Milan e konfermoi: “Giampaolo nuk është në diskutim”

Sport



Marco Giampaolo nuk është në diskutim. Milan i gjithi, duke nisur nga shoqëria, shtrëngohet përreth teknikut të nesërmen e humbjes kundër Torinos, duke i dhënë mbështetje totale. Burimet brenda klubit bëjnë të ditur se të dielën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Fiorentinës, nuk ka asnjë afat të vendosur për Giampaolon, të cilit do ti garantohet “kohë” e “mbështetje e plotë”, pavarësisht tre humbjeve në pesë gara. Drejtuesit kanë vlerësuar orën e parë të ndeshjes me të cilën Milan arriti ta vendosë përfund Torinon, përpara blackoutit prej 4′ minutash që i kushtoi humbjen.

Nuk ishte logjike të hapësh një krizë pas vetëm pesë javësh e të kthesh përmbys zgjedhjet e bëra në verë. Nuk është në stilin e drejtuesve të rinj ta vendosë teknikun tek litarët. Kështu, Giampaolo nuk preket. Nuk preket pavarësisht tre humbjeve të këtij start sezoni dramatik e nuk rrezikon as në rast të një rezultati jo pozitiv kundër Fiorentina. Maldini e kishte bërë të qartë përpara ndeshjes kundër Granata dhe tani, edhe pse përmes rrugëve jo zyrtare, shoqëria i qendron mendimit. Për Milanin e ri duhet kohë e ajo kohë do ti jepet Giampaolos.

Ndërkohë, nga humbja kundër Torinos triada kuqezi, Maldini-Boban-Massara, ka nxjerrë të dhëna pozitive. Skuadra, për një pjesë të mirë të ndeshjes, i ka pëlqyer, sidmos për faktin se për herë të parë ka treguar dicka nga loja që zhvillon trajneri. Nuk mjaftoi për të cuar në shtëpi tre pikët që do të ishin të rëndësishëm, por hapat përpara ishin të dukshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *