• |
ide | kryesore

Derby County, dalin videot e natës së shthurur të lojtarëve

Sport



Derby County është përfshirë nga polemikat për sjelljen e tre lojtarëve të tyre. Sidomos pasi në rrjetet sociale qarkulluan filmimet e natës së shthurur të futbollistëve. Të martën në mbrëmje tre lojtarët janë përfshirë në një aksident rrugor: kapiteni Richard Keogh ka pësuar dëmtime në gju, aq të rënda sa sezoni i tij u mbyll që tani. Tom Laërence e Mason Bennett janë arrestuar nga policia për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Pak para aksidentit një nga lojtarët në festë, Tom Huddlestone, kishtë ngarkuar në Snapchat disa video në të cilat shihet Mason Bennet, dukshëm i pirë, që rrëkëllen një birrë e vjell në banjë, ndërsa shokët e tij pretendojnë se kanë pirë vetëm “tre gota Peroni”.

Klubi ka bërë të ditur përmes një komunikate se tre lojtarët do të ndëshkohen: “Futbollistët kishin dalë për një darkë të programuar me skuadrën dhe stafin e një grup i vogël ka vazhduar të pijë deri vonë. Duhet ta dinin kur të ndalonin, e megjithatë e injoruan mundësinë për tu kthyer në shtëpi me makinën e vënë në dispozicion nga klubi. Futbollistët e përfshirë do të jenë objekt i një hetimi të brendshëm për thyerje të kodit të sjelljes e të procedurave disiplinore të klubit. Do të paguajnë një cmim të rëndë për veprimet e tyre, por do ti mbështesim në rehabilitimin e tyre në skuadër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *