• |
ide | kryesore

Hetimi “Last Banner”: 38 ultras të Juventus përjashtohen për 10 vjet nga stadiumet

Sport



Duhet të qendrojnë për vite larg stadiumeve ultràsit e Juventus të përfshirë në hetimin “Last Banner”, që ka goditur liderët e tifozerisë së organizuar bardhezi. Për herë të parë, kundër tyre janë aplikuar përjashtime 10 vjecarë: janë 38 emrat e dalë nga nga zyra e prokurorit të Torinos, Giuseppe De Matteis.

Hetimi ishte pjesë e denoncimit të bërë nga Juventus, që ishte shantazhuar sepse i kishte hequr privilegjet ultràsve. Tifozët kishin shpikur kontestime false (si ajo ndaj Bonucci) për të gjobitur shoqërinë. Blitzi i policisë në 16 shtator në sektorin pas portave, tek bardhezinjtë, u pasua nga ekzekutimi i 12 masave paraprake e 27 denoncime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *