• |
ide | kryesore

Jap dorëheqjen nëse…/ Çfarë tha Meta për Komisionin e Venecias

Lajme, Të fundit



13 shtator Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do të shprehet se ai ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Patjetër! Këtë merak ke ti? Patjetër, nëse Venezia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq.

Të thotë Venezia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës! Sa herë ka thënë Gjykata Kushtetuese që ka pasur ligje të parlamentit apo vendime qeverie në shkelje kushtetuese dhe s’ka ndodhur asgjë” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.

Raporti zyrtar i Venecias del më 11 tetor ndërsa në Tiranë ka mbërritur një draft paraprak sipas të cilit: “Shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”.

Siç edhe pritej Komisioni i Venecias ka dhënë një përgjigje të mesme. Dhe tashmë mbetet e paqartë si do të lexohet ky opinion nga kreu i shtetit.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e ka cilësuar draftin e Komisionit të Venecias si trakt të porositur. “Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!” – tha Blushi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Duhet te pyesesh salihun a ta japesh doreheqjen,nuk je nga ato maloke qe mbajne fjalen e dhene para opinionit publik ne syrin e qim pekes

  2. Rama cdo fjal eka genjeshter me mendjen e ketyre larove te rames-rama sot duhet te ishte grua jo nje burr me koqe te prishme

  3. “Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese”
    Ky është mendimi i dhënë nga Komisioni i Venecias.
    Ndërkaq shton se dekreti i tij , nuk mund të bëhet shkak për të kërkuar shkarkimin e tij si president.
    Komisioni i Venecias nuk përmend faktin se presidenti nxori dekretin në kushtet kur Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese e që është kjo Gjykatë që e ka tagrin të vlerësojë veprimin e presidentit.
    Ndërkaq nuk lexova në rekomandimet e Komisionit të përmendet neni i Kushtetutës shqiptare se presidenti e ka për detyre të mbrojë unitetin kombëtar, e uniteti i një kombi me parime demokratike, mbrohet duke mos lejuar zgjedhje moniste një partiake., pamvarësisht nga shkaqet që i sollën ato e që përbëjnë një histori tepër komplekse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *