• |
ide | kryesore

Liderët ballkanikë kundër projektit Vuçiç-Thaçi-Rama

Arkiva, Kryesore



Përditë e më shumë po shtohen qëndrimet publike të  liderëve ballkanikë që kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufijve. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se gjatë bisedave në Nju Jork ka krijuar përshtypjen se ndryshimi i kufijve nuk është më një version dominues në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. “Do përpunohen qasje të tjera të cilat do të sjellin deri te qëllimi i përbashkët”, ka thënë ai.

“Ne kemi paralajmëruar se idetë rreth shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimeve të kufijve nuk janë të mira, sepse besojmë se asgjë nuk mund të përfundojë me këtë precedent, pasi ai krijon efektin domino dhe kjo mund të rrezikojë stabilitetin e brishtë të rajoni tonë”, ka deklaruar Gjukanoviq. Por presidenti malazes ka refuzuar të tregojë se cilat janë opsionet e reja në tavolinë. “Nuk dua të jem ai i cili me zbulimin e parakohshëm të këtyre ideve, prish shansin e një marrëveshjeje. Tani janë në rend të ditës propozime shumë më serioze. Eshtë shumë mirë që nuk kemi vetëm një propozim, por disa dhe që do të mund të zgjedhim atë i cili jep zgjidhje”, ka thënë Gjukanoviq.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur në OKB edhe presidentja kroate Kolinda Grabar- Kitaroviq. “Shkëmbimi i territoreve është një ide shumë e keqe që do të hapte kutinë e Pandorës dhe që do të çonte në kërkesa të ndryshme për shkëmbime territoresh në tërë hapsirën e ish-Jugosllavisë”, ka thënë Kitaroviq, gjatë takimit me Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Presidentja kroate sensilibizon OKB kundër idesë së ndryshimit të kufijve: Hap kutinë e Pandorës në ish Jugosllavi

Një qëndrim pak a shumë të ngjashëm ka mbajtur edhe kryeministri Maqedon, Zaev. Duke folur për mediat në qershor, ai shprehu shqetësimin se negociatat e Maqedonisë mund të mbahen peng nga kërcënimi që Rama i bën BE me ndryshim kufijsh. Por kjo ide do ta kthente Shqipërinë pas tha ai: “Ata mendojnë se nëse hapin negociata me Maqedoninë e Veriut, një problem do të krijohet nëse Shqipëria do të mbetet jashtë dhe se mund të ketë ndikim në Kosovë, ata i frikësohen kërcënimeve nga miku im Edi Rama për ndryshime të mundshme kufitare ose bashkim me Kosovën, por unë nuk besoj në ato gjëra, sepse do të thotë një pengesë prej së paku dhjetë vjetësh për Shqipërinë nëse ata bëjnë një gjë të tillë, askush nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë”, u tha gazetarëve kryeministri maqedonas Zaev.

Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe Vuçiçit (audio)

Në fakt të gjithë udhëheqësit ballkanikë i përmbahen idesë që kanë artikuluar në samitin e vendeve të rajonit tonë, të thirrur nga Franca dhe Gjermania në Berlin, se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe popullsive do të përbënte një rrezik për stabilitetin. Aq e fortë ka qenë për këtë çështje kundërshtimi gjerman, sa Bundestagu e kërcënoi Shqipërinë me anullimin e negociatave nëse vazhdon ta mbështesë këtë ide: “Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullsisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe, mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të ndalen menjëherë, sepse këto përpjekje janë të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin në anulimin e negociatave të pranimit”, shkruhej në rezolutën që u votua për Shqipërinë.

©Lapsi.al 

 

 



10 Comments

  1. PO PO POR RAMA, THACI, DHE VUCIC NUK HEQIN DORE NGA HAPJA E KUTIS SE PADRONES, PRA KETA NE NJE FOR APO TJETER DUAN TE ARRIN QELLIMET E TYRE POLITIKE NE KURRIZ TE POPULLIT SHQIPTAR. PRA KETA TANI THON NJE SHENGEN I VOGEL BALLKANIK DHE ME PAS DIHET PRESION O NE NE KARRIKE O BALLKANI NE LUFT O NE NE KARRIKE O NE KEMI KU TE PRANOHEMI, PRA NE MEMEN RUSI RAMA SI KRYEGUZHINJER DHE THACI NDIHMSI I TI KETE PRETENDOJN KARRIKEN E TYRE PO PUNE E MADHE KOMBI SHQIPTAR KJO TANI KA DALUR HAPUR SEPSE UNE E KAME THENE E STRETHEN ME QINDRA HERE…………

  2. Nje pyetje per te gjithe plehrat e shpellave te shqiperise: Ndryshimi i kufijve ne Balkanin perndimor e masakron apo e favorizon Shqiperine?
    Ju jeni portali me i ndyre i Shqiperise dhe padyshim ju paguheni per kete qendrim.

  3. Pse keshtu si eshte ky vend te duket mire? O Zonje futi edhe nje te qire ketij te pa emer, bo vaki i vijne ment edhe syte.
    Po ne 3 milion veta e smerremi vesh.

  4. Pse keshtu si eshte ky vend te duket mire? O Zonje futi edhe nje te qire ketij te pa emer, bo vaki i vijne ment edhe syte.
    Po ne 3 milion veta e smerremi vesh. Ne nuk jemi komb. A e di kuptimin e fjales komb?

  5. E gjithe lufta behet per Veriun e Kosoves, kete e di edhe breshka. Ne rast se do kete “shkembim territoresh” te humbur do dalin vetem shqiptaret. Pse u dashka qe shqiptaret te bejne pazare? Nuk vune mend nga historia, qe gjithmone kemi humbur. Kjo fale dhe “zotesite” te disa barinjve tane, qe duan te mbushin gjoksin me dekorata, dhe te delirojne si lidera global ?!

    A ke bythe te rrembesh ate qe se ke, e jo te leshosh ate qe e ke? Sikur te kishte Greqia nje situate te ketille, do te flisnim ndryshe.

  6. E mor laluc i zgjebosur prandaj do te ngelesh pa as gje se je zgjebe, nuk i meriton. Do ti japesh me duart e tua. Se je kar si 80% e gjindjes por jo e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *