• |
ide | kryesore

Neymar e Barcellona më në fund bashkë…por në gjyq: asnjë akord për bonuset e 2016

Sport



Neymar kthehet në Barcellona. Jo në klubin katalanas, por në gjykatë. Palët nuk kanë arritur asnjë akord në lidhje me bonusin që sulmuesi pretendon ti paguhet nga blaugrana-t, sipas asaj që kishin rënë dakord në selinë e klubit gjatë rinovimit të kontratës në 2016. Sulmuesi vazhdon të pretendojë se duhet të përfitojë 26 milionë euro nga Barcellona, të cilëve do ti shtohen edhe interesat për vonesën e pagesës. Nga ana e tij, klubi katalanas pretendon se nuk duhet ti paguajë asgjë lojtarit të Psg, përkundrazi i detyrohet ai katalanasve 75 milionë për thyerje të kontratës.

Përplasja lindi pas kalimit të Neymar tek Paris Saint-Germain në verën e 2017 e tani dy palët do të përfundojnë në gjyq. Duke mos gjetur asnjë akord, është e pashmangshme që cështja ti kalojë Gjykatës. Bëhet fjalë për një kapitull tjetër të telenovelës që zgjati gjithë verën e që, për një farë kohe, u duk se do të mbyllej me kthimin e e brazilianit tek Barcellona. Tani, jo vetëm Neymar qendroi në Paris, por bashkimi me klubin katalanas do të bëhet në një sallë gjykate.

Pavarësisht këtyre komplikimeve, ka ende nga ata që shpresojnë se do ta shohin Neymar të veshë fanellën e Barcellona: “Më mungon Neymar sepse ishte i lumtur këtu – tha Denilson, ish-lojtari i Selecaos e tani ambasador i La Liga -. Luante për një skuadër fantastike e me lojtarë të aftë në krah, por mori një vendim e kush jemi ne ta gjykojmë. Të shohim cdo të ndodhë në janar kur të ketë mundësinë të lëvizë përsëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *