• |
ide | kryesore

Osmani: Jap besën se nuk do bëj kurrë koalicion me PDK-në!

Lajme, Të fundit



Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani bëri akuza të forta ndaj Partisë Demokratike të Kosovës gjatë një tubimi në Suharekë. Ajo tha se nuk do të ketë kurrë një koalicion LDK-PDK.

“Kur them kurrë me PDK-në, ajo mbetet kurrë me PDK-në. Qytetarët e Kosovës besojnë në shtëpinë e vetme politike, që i ka dalë zot këtij vendi kur ka qenë në rrezik dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, – tha Osmani.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje me duar të pastra. Përbuzni mashtrimet e “Klanit Pronto” dhe të atyre që bashkëpunojnë me ta, të cilët po provojnë që ta blejnë me para të krimit dhe të korrupsionit besimin tuaj. Përbuzni të tillët, mbylluani derën, sepse ato para janë të vjedhura nga djersa e popullit”, – tha Osmani. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *