• |
ide | kryesore

Paloka përplaset me Ballën: Ti duhet të ishe në burg Tao…

Lajme, Të fundit



Pas zbulimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias ka nisur përplasja mes të dy kampeve që e lexojnë (si gjithmonë) në mënyra të ndryshme një vendim të institucioneve ndërkombëtare. Nga mazhoranca ka reaguar kreu i grupit të deputetëve socialistë Taulant Balla që në Facebook shkruan:

“Që e shkele, e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pëlqeu më shumë: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata përfaqësojnë një pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin te drejten te pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”. E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë” – shkruan Balla.

Pas kësaj ka reaguar ish-deputeti i PD-së Edi Paloka.

“Tao duhej te ishte sot ne qeli, po ndërkohë i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes… Në “shtetin” e Ramës ku qelbësirat bëjnë moral dhe kriminelet bëjnë ligjet në Parlament, nuk mund të ndodh ndryshe. Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe “rilindjes” , akuzen me te vogel e ka per perdhunim.

Emri i numrit dy te “rilindjes” eshte shfaqur ne keto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit perdhunues te deputetit “rilindas” ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rremw Alizoti ne Fier.

E sigurisht “kryebema” e tij është “Toyota Yaris”, dosjen e se ciles, ne kundërshtim me ligjin, ndërhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda. Per cdo njërën nga keto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por ndwrkohw i tregon ligjin dhe Kushtetutën shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i “rilindjes” per votime moniste dhe te përgjakura” – shkruan Paloka në Facebook. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Di ti more trim që Edi kryeministër të ketë bërë zgjedhje ?
      U bënë votime moniste, një partiake në qershor por jo zgjedhje.
      E çfarë mundësi do të kishe o i uruar për të “zgjedhur”, kur dikush të jep në dorë një mollë të kalbur e të thotë haje se nuk ke tjetër ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *